Aventura e Tomas Mylerit në MLS fillon zyrtarisht sot. Ish-sulmuesi i Bajern Mynih mbërriti në Vankuver mbrëmë për të filluar sezonin me Uajtkaps, një ekip kanadez i Ligës së Madhe të Futbollit.mylerTifozët kanadezë i kanë bërë një pritje të madhe gjermanit në aeroportin e Vankuverit.
Rikujtojmë që Myler bëri 503 paraqitje dhe shënoi 150 gola për Bajernin, duke fituar Bundesligën 13 herë, Kupën e Gjermanisë 6 herë dhe Superkupën e Gjermanisë 8 herë. Në Europë, lista e tij e trofeve përfshin dy tituj të Ligës së Kampioneve, dy Superkupa UEFA dhe dy Kupa të Botës për Klube. Kjo padyshim është përveç Kupës së Botës 2014 me Gjermaninë.





