Solidarizime të shumta kanë ardhur nga bota e sportit në mbështetje të Ukrainës për shkak të sulmeve nga Rusia.
Dhe tifozët kroat kanë bërë të njëjtën gjë. Fansat e Dinamo Zagrebit në përballjen me Sevijan në Ligën e Europës shpalosën një banderolë me një mesazh në mbrojtje të Ukrainës.
“Luftoni siç bëmë dhe ne” shkruhej në banderolën e bërë nga tifozët, duke u kujtuar Ukrainës atë që Kroacia bëri për t’u çliruar nga pushtimi serb vite më parë.





