29 tetor 2015 – Tifozët kuqezi kanë reaguar ndaj deklaratës së trajnerit të Shqipërisë U21 shqiptare, Redi Jupi, i cili kishte thënë se Lorik Cana dhe Taulant Xhaka pranuan ftesën e Shqipërisë pasi nuk kishin zgjedhje të tjera.

Tifozët Kuq e Zi e konsiderojnë deklaratën e Redi Jupit si të pamatshme dhe ofenduese, veçanërisht në këtë moment ku të gjithë tifozët shqiptarë janë në vazhdën e planifikimeve për udhëtimet e tyre në Francë.

Reagimi i plotë i tifozëve kuqezi:

Tifozët kuqezi ndjejnë nevojën që përsëri, brenda dy muajve, të reagojnë ndaj deklaratës së fundit të trajnerit të ekipit U21 të Kombëtares Shqiptare, Redi Jupi. Është hera e dytë që brenda një periudhe prej dy muajsh, z. Jupi bën një deklaratë që ne e konsiderojmë shumë të pamatur dhe ofenduese, veçanërisht në këtë moment ku të gjithë tifozët shqiptarë janë në vazhdën e planifikimeve për udhëtimet e tyre në Francë, aty ku ëndrra ynë shekullore u bë realitet. Nuk lejomë askënd që të prek emrin e futbollistëve të Kombëtares, qe me shumë krenari e djersë mbrojnë ngjyrat e Flamurit tonë.

Lorik Cana është shembulli më i mirë si duhet Kombëtarja dhe si një i ri duhet të luftojë për ngjyrat e kombit të tij. Gjithashtu, Taulant Xhaka, me paraqitjet e tij fantastike dhe dashurinë për fanellën, na ka bërë të gjithëve të bëhemi tifozët e tij më të mëdhenjtë. Duke mos dashur të përsërisim fjalët nga reagimi i jonë i parë ndaj deklaratave të z. Jupi në muajin gusht, për të dytën dhe fundit herë, i bëjmë thirrje z. Jupi të fokusohet në punën e tij për të cilën PAGUHET, dhe që famën e tij ta rrisë me punë dhe rezultate, dhe jo me deklarata plot “fashion” dhe shumë kontradiktore.

Redi Jupi, MOS E TEPRO!

Tifozat Kuq e Zi

O sa mirë me qenë Shqiptar!

/portali DurresLajm/