"Kemi vendosur të hapim stadiumin "Speroni" për të gjithë tifozët me ngjyrë duke i akomoduar në tribunën e nderit për të festuar së bashku një ndeshje futbolli.
Shpresoj që të ndodhë edhe në klube të tjera".
Këto kanë qënë fjalët e presidentit të Pro Patria, Pietro Vavassori për mikrofonat e Sky Sport pas pezullimit të ndeshjes së djeshme miqësore kundër Milan për shkak të thirrjeve raciste të disa tifozëve vendas.
"Nuk mjafton për të shlyer atë çka ndodhi por kjo është përgjigja jonë", përfundon presidenti i Pro Patrias.