Brazil, 21 qershor 2014 – Njëra nga risitë e Kampionatit botëror në Brazil është spreji me shkumë që gjyqtarët e përdorin për të mbajtur distancën e duhur nga muri mbrojtës në goditje standarde.

Por, në mesin e tifozëve që ndjekin ndeshjet nga televizori i shtëpive të tyre, ka filluar të përdoret spreji për t’i mbajtur në distancë të dashurat nga ekrani.

Në dëshmi, një numër i madh i fotografive janë publikuar në rrjetin social Twitter ku tifozë të ndryshëm kanë përdorur sprejin duke i mbajtur të dashurat e tyre larg nga futbolli.

Ideja e sprejit përveç se po iu ndihmon shumë gjyqtarëve që mos të kenë probleme me murin, ka dalë e dobishme edhe për tifozët në shtëpi. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/