Ishte vetëm sekonda e 30 e finales Borussia Dortmund-Real Madrid kur fusha e lojës u pushtua papritur nga tre tifozë.

Ata zbritën nga shkallët e “Wembley” dhe arritën të depërtonin deri te lojtarët.

Arbitri kryesor i sfidës u detyrua ta ndërpriste për disa minuta takimin.

Njëri nga tifozët e pabindur ka përfituar të bëjë një selfie me Vinicius Junior, ndërsa një tjetër ka bërë festimin e famshëm të Cristiano Ronaldo-s.

Brenda pak momentesh ata u kapën nga “Steward” dhe u shoqëruan jashtë “Wembley”.

Real Madrid arriti të triumfojë 2:0 ndaj Borussia Dortmund duke rrëmbyer kështu trofeun e 15-të në histori të UEFA Champions League.