Rumania është eliminuar nga Kampionati Europian pas asaj humbjeje 3-0 kundër Hollandës. Tifozët kanë mbetur të zhgënjyer nga Kombëtarja e tyre, e cila bëri shumë pak në fushën e lojës për t’u kualifikuar. Në momentin kur po luheshin 4 minutat e shtuara, Maleni shënoi golin e tretë të ndeshjes dhe mbylli përfundimisht lojën. Por përveç mbrojtësit kundërshtar, futbollistit hollandez iu desh të “driblonte” edhe atletet e gjendura përtokë. Tifozët rumunë kanë hedhur atlete në zonën e mbrojtur nga portieri i tyre, duke shfaqur hapur pakënaqësinë për lojën e zhvilluar.