Vetëm 4 javë larg në kohë imazhet e kaluara të dhunës që mbizotëronin rrugët e Marsejës dhe Lilës në Europianin 2016 të futbollit, por nëse e gjithë bota dënoi veprimet e tifozëve rus, edhe jashtë kufijve të turneut po formalizohen gjithashtu sanksione. Një gjykatë në Këln të Gjermanisë dënoi 4 huliganë rusë që u shpallën fajtorë për sulmin ndaj një grupi turistësh, ndërsa po ktheheshin nga një ndeshje e turneut emocionues të kësaj vere. Në arsyetimin e dënimit, gjykata e Këlnit i shpjegoi avokatëve se shtetasit rusë kishin abuzuar verbalisht me disa spanjollë, para se t’i godisnin rëndë në shesh, pranë katedrales së qytetit.4 huliganëve iu dhanë dënime të pezulluara nga 10 muaj deri në 1 vit me mundësinë për t'i lënë pas hekurave nëse brenda kësaj kohe do të bëjnë shkeljen më të vogël në Bashkimin Europian.
Tifozët rusë dënohen sërish me burg
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
SPAK e la me “Arrest shtëpie”, Karçanaj delegon kompetencat! Ja kush merr drejtimin
Maks Haxhia, avokati i Ergys Agasit: Klienti im nuk ka lidhje me pengmarrjen
“Shkelje e privatësisë”, Italia gjobit Apple me 115 milionë dollarë
Shenjat e horoskopit që gjithmonë besojnë tek mrekullitë festive





