Një vëmendje e veçantë kohët e fundit në futboll po i kushtohet edhe pjesëmarrjes së tifozëve femra. 

Shqipëria në Euro 2016 ka tërhequr vëmendjen e disa prej mediave më prestigjioze botërore, duke zbuluar edhe emrin më përfaqësues të bukurisë shqiptare në mbështetje të Kombëtares.

Në një klasifikim të publikuar nga gazeta franceze “Le Meilleur de Football”, femra që identifikon kuqezinjtë është këngëtarja Elvana Gjata. Një gjetje e goditur pasi hiti “Kuqezi” i këngëtares shqiptare ka arritur të pushtojë zemrat e shqiptarëve në mbarë botën.