Një grup tifozësh serbë shfaqen në një fotografi të postuar në rrjetet sociale, duke djegur flamurin shqiptar.
Bëhet fjalë për një grup mbështetësish të skuadrës serbe të basketbollit ‘Crvena Zvezda’, të cilët teksa i vunë flakën flamurit, thërrisnin me parrulla: “nuk ka shitje të Kosovës”.
Ngjarja në fjalë ndodhi në Milano të Italisë, ku skuadra serbe e Crvena Zvezda përballej me Olimpia Milano, në kampionatin e Euroleague-s.
E përditshmja serbe “B92” shkruan se “Tifozët kanë shënuar përvjetorin e 13-të të dhunës së shkaktuar ndaj serbëve të Kosovës dhe Metohisë”.