24 shkurt 2015 – Tifozët serbë kanë qenë mjaft të dhunshëm dhe të ashpër me mesazhet e tyre, gjatë ndeshjes ndërmjet FK Rad dhe Novi Pazarit, në kampionatin serb të futbollit. Madje, në një fotografi që është publikuar nga e përditshmja serbe ‘Vesti’, shihet duke u djegur flamuri shqiptar, ndërkohë që janë djegur edhe flamujt e Kosovës, Turqisë dhe Sanxhakut. Por, jo vetëm kaq. Në një transparent të tifozëve të FK Rad, ata shkojnë edhe më larg.
“Do të ketë luftë”, kanë shkruar ata, duke i paralajmëruar shqiptarët. Duket se serbët nuk janë ngopur me luftë dhe po duan përsëri. Gjithsesi, kjo mund të mbetet vetëm një ëndërr e këtyre tifozëve të dhunshëm, të cilët i ka dënuar edhe vetë kryesia e klubit.





