Ish-skuadra legjendare në të cilën kanë luajtur yjet e mëdhenj të futbollit ka rënë nga kategoria. Bëhet fjalë për ish-ekipin e Neymar dhe Pepe, Santos, që tashmë ka rënë nga Serie A brazilainie pas 111 vitesh. Një dështim për skuadrën e njohur, të cilën pësuan edhe humbjen fatale 1-2 ndaj Fortaleza në ndeshjen e fundit të kampionatit. 5 humbjet rresht bënë që Santos të binte nga kategoria për herë të parë pas 111 vitesh.

Diçka të tillë e kanë përjetuar shumë keq tifozët, teksa lotët kanë “pushtuar” stadiumin si dhe pas ndeshjesh kanë shkatërruar qytetin. Mbështetësit e Santos të zemëruar për rënien e skuadrës së tyre kanë shkatërruar gjithçka që iu ka dalë para, teksa kanë thyer lokale, djegur makina dhe shumë dëme të tjera.