Një incident më shumë sesa ironik ka ndodhur në shtetin e Sudanit në sfidën mes Al-Hilal dhe Al Mereik. Tifozët ultras të Al-Hilalit, një ndër skuadrat më të suksesshme në futbollin sudanez, kanë bërë një veprim mjaft të rëndë, duke shpalosur një banderolë gjigante me imazhin e Adolf Hitlerit.
Për ta bërë më të qartë banerin, ata ndezën edhe flakadanë, ndërkohë që nisën të thërrisnin në kor edhe fjalën Holokaus, term ky që identifikon gjenocidin e Luftës së Dytë Botërore kryer nga nazistët gjermanë, ku mbetën të vdekur 6 milionë njerëz.
Kjo lloj koreografie e tifozëve me ngjyrë ishte me shumë se shokuese, duke pasur parasysh se këta llojë njerëzish në filozofinë naziste konsideroheshin si racë inferiore.
Në këtë moment lojtarët e skuadrës Al-Hilal u kërkuan mbështetësve të tyre të ndalnin këtë inskenim që ishte jashtë çdo logjike.





