Kosova siguroi me fitoren 0-2 ndaj Sllovenisë zyrtarisht play-off-in e Botërorit njësoj si Shqipëria.
Ndërkohë që në stadium festohej për këtë arritje historike të Dardanëve, një grup ultrasish slloven duket se ishin përplasur me disa tifozë të Kosovës të cilëve i kishin marrë simbolet e tyre të ekipit që mbanin me vete për ta mbështetur në këtë ndeshje në transfertë.
Në faqen e huliganëve në rrjetet sociale, tifozët sllovenë kanë publikuar shallin e dardanëve që duket kishin marrë pas përballjes me tifozët “miq” duke e shkelur me kënbë. Një gjest i turpshëm që gjithsesi nuk e zbeh arritjen e madhe të ekipit kosovar në këto eliminatore.






