Ka nisur që të kujtojnë kohët e vjetra në Milano, kur Interi i sezonit 2009-2010 bëhej i pari ekip italian që fitonte të gjitha trofetë, dhe kjo me në krye trajnerin portugez, Zhoze Murinjo.Dje andaluziani është shkarkuar nga drejtimi i Mançester Junajtid duke bërë tifozat e Interit të ëndërrojnë për një rikthim të munshëm të tij në “San Siro”.Por, nuk janë vetëm tifozat që me shpresë e presin këtë.

Edhe ish-presidenti zikaltër, Masimo Morati është shprehur në një konferencë për shtyp se do ta bënte tej mase të lumtur një rikthim i portugezit në pankinën e Interit. Për momentin asgjë nuk është zyrtare dhe Spaleti  vazhdon të jetë trajneri aktual ne “San Siro”.“Shpresa për Vitin e Ri është që të bëjmë më mirë, të rikthehmi në Champions, normalisht pa i lënë pas dore dhe dy kompeticionet e tjera ku marrim pjesë.

Ikardi është një lojtar deçiziv dhe nuk mund ta humbasin kurrësesi.”“Eksperienca e Marotës mund të na ndihmojë shumë, sidomos presidentin Zhang. Ai do t’i ofrojë një mbështetje shumë të rëndësishme. Një rikthim i Murinjos? Po, e dua shumë. Gjithsesi, do t’i japim kohë Spaletit që të provojë vlerat e tij. Simeone? E dua shumë dhe atë, por Murinjo është special.”- ka përfunduar Morati.