Spektatorë të shumtë kishin mbushur shkallët e stadiumit në Riad, në duelin mes Juventusit dhe Milanit, të vlefshëm për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë, ku kuqezinjtë e Konsesaos triumfuan me rezultatin 1-2.

Ndërkohë një tifoz special ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke u bërë “meme”, teksa mbante në duar shallin me logon dhe emrin e Milanit, ndërkohë që kishte veshur një fanellë me zebër. Një zgjedhje me të vërtetë kaotike kjo e tifozit në Arabinë Saudite që e tejkalon imagjinatën.