Angli, 17 gusht 2014 – Një tifoz u arrestua pasi ndërpreu derbin londinez Tottenham-West Ham, i fituar 1-0 nga "Gjelat". Teksa Christian Eriksen po bëhej gati të gjuante një goditje dënimi tifozi mundi të futej në fushë dhe pas një vrapimi galopant goditi topin, i cili u prit nga portieri spanjoll i WestHam, Adrien.

Forcat e sigurisë reaguan menjëherë duke e ndalur tifozin 22-vjeçar, i cili u arrestua më pas nga policia. Golin e fitores për Tottenham e shënoi Dier.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/