Gjithçka ka ndodhur në një restorant. Tifozët e pranishëm i kanë kërkuar një autograf transferimit më të shtrenjtë në historinë e futbollit, francezit të Manchester United, por ky i fundit ka refuzuar me mospërfillje. Nuk ka vonuar aspak dhe ka marrë kundërpërgjigjen.

Paul Pogba është goditur me një pjatë nga tifozët e zemëruar. Policët u thirrën menjëherë nga administratorët e restorantit, sepse situata degjeneroi në një përleshje tërbuar. Mbështetësit e “djajve të kuq” akuzojnë francezin, që ka kushtuar 89 milionë £ për mosrespektim të tyre, duke refuzuar të nënshkruajë emrin e tij në një rekuizitë të klubit, që kishin me vete. Videoja, e filmuar nga një aparat celulari, tregon dy nga djemtë, që konfrontohen me mesfushorin, ndërsa pjesëtarët e stafit mundohen dëshpërimisht për t’i ndarë.

Një person, që ishte i pranishëm dhe pa gjithçka ndodhi, tha për “The Sun”: “Situata precipitoi shumë shpejt dhe u duk sikur nuk munguan as grushtat. Djemtë ishin të zemëruar, sepse Pogba nuk kishte nerva për t’u dhënë një autograph. Ai ishte duke shijuar një vakt të qetë me miqtë dhe u ndie i bezdisur. Ndërhyrja e stafit të restorantit minimizoi përplasjen fizike.”