Jo gjithmonë tifozët e futbollit janë të kënaqur me lojën e treguar nga ekipi i tyre.

Pakënqësinë e tyre ata e shfaqin në mënyra të ndryshme: me fishkëllima, fyerje, transparenca të ndryshme etj.

Por askujt nuk i ka shkuar ndërmend se një ditë do të ndodh që dikush të hedh me nofull për të shprehur pakënaqësinë.

Ju duket e pabesueshme, por një gjë e tillë ka ndodhur në Argjentinë, kur një tifoz i skuadrës së Argentinës ishte aq i pakënaqur me skuadrën e tij në ndeshjen kundër Belgranos, saqë vendosi të hedhë protezën me dhëmbët e tij artificialë në drejtim të trajnerit të ekipit të tij të zemrës.