Për fat të keq, vetëm ditët e fundit Londra u trondit nga sulmet e realizuar nga terroristë, por disa prej tyre u detyruan të përulen përpara Roy Larner, tifoz ultras i skuadrës së Millwall, i aftë për tu përballur me terroristët krejtësisht i vetëm dhe i paarmatosur, në tentativën e tij për ti neutralizuar ata dhe shpëtuar qindra jetë njerëzish. Tifozi 47-vjeçar, ishte në tavolinën e një lokali me disa miq të tij, kur vendosi të shkojë përballë tre terroristëve të armatosur: U plagos në kokë, te duart dhe në gjoks, por gjithsesi arriti të bëjë që klientën dhe sfati i restorantit që ishin pranë tij të largohen, fatmirësisht, dhe tani është gjallë.

I intervistuar nga “The Sun” ai ka përshkruar episodin. “Ishin të armatosur me thika të gjata dhe krejt papritur nisën të ulërasin diçka për Allah dhe të këndonin Islam, Islam. Unë si idiot, iu përgjigja me ulërimë teksa mendoja se meritonin një mësim të mirë. Bëra disa hapa në drejtim të tyre dhe u thashë: ‘Pirdhuni, unë jam tifoz i Millwall’ dhe më pas më sulmuan”, deklaroi Larner, i cili është emëruar “Luani i London Bridge” nga anglezët, ndërkohë që ka nisur në rrjet një peticion deri në akordimin e vlersimit me çmimin “George Cross”, mirënjohja dhe nderi më e lartë civil në Britaninë e Madhe, të dhënë për herë të parë në vitin 1940 nga mbreti George VI për të vlerësuar civilët që ishin bërë protagonistë në veprime kurajoze gjatë luftës kundër Gjermanisë naziste.