Një arbitër italian, Euxhenio Abatista, ka rrezikuar seriozisht jetën para pak ditësh, për shkak të një aksidenti rrugor, por ka shpëtuar edhe falë ndihmës së një tifozi.

Më 1 mars 33-vjeçari Abatista arbitroisfidën e Serisë B italiane mes Salernitanas dhe Virtus Entelas, ndërsa pas mesnate po udhëtonte me automjetin e tij në autostradën Napoli-Bari. Në afërsi të Beneventos Abatista u përplas me një kamion që kishte ndaluar në një kthesë, pa ndezur asnjë sinjal. Makina e arbitrit u shkatërrua dhe përfundoi jashtë rruge, ndërsa kampioni u largua pa dhënë ndihmë, por për fat i pari që i dha ndihmën e shpejtë arbitri ishte Çiro Karbone, tifoz i çmendur i Avelinos dhe punonjës për Kryqin e Kuq italian.

Ndërhyrja e tij për ta nxjerrë nga makina dhe njoftimi për ndihmën e shpejtë ishin vendimtare për arbitrin , i cili gjithsesi ia ka hedhur paq.