Në Australi, një tifoz i flaktë i skuadrës së Arsenalit ka vendosur të pagëzojë emrin e vajzës me emrin e klubit të tij, duke e kthyer mbrapsht emrin Arsenal në Lanesra.
Ai pas dy vitesh i tregoi bashkëshortes së tij se nga i lindi ideja për emrin e vajzës. Më vonë këtë gjë e provoi edhe atleti i njohur Mo Farah, i cili kërkonte ta pagëzonte vajzën me një emër të veçantë që lidhej me Arsenalin. Ai deklaroi se kishte menduar që djali i tij i katërt ta kishte emrin Hussein Arsenal Mo Farah, por bashkëshortja e tij nuk e lejoi.