DURRËS, 30 tetor 2014 – Mesjavë futbolli por edhe humori e momentesh tensioni. Nga Kupa e Gjermanisë në Serie A, episode të pazakonta po bëjnë xhiron e botës. Bayerni i Mynihut bëri detyrën në Hamburg ku fitoi 3-1 në ndeshjen e vlefshme për Kupën, por jo gjithçka shkoi sipas parashikimeve pasi edhe në një vend si Gjermania që dallohet për sjelljen korrekte të tifozëve, ka nga ana që thyejnë rregullat. Në përfundim të 90 minutave të luajtura në Hamburg, Franck Ribery u vu në shënjestër të një tifozi që zbriti në fushën e lojës duke kërcënuar francezit. Me shallin e skuadrës vendase në qafë, tifozi në fjalë tentoi të sulmonte sulmuesin por u ndalua në kohë nga rojet e sigurisë. Gjithsesi, ai arriti ta shfrynte gjithë mllefin e tij, duke I treguar francezit gishtin e mesit. Ribery u fishkëllye në “Imtech Arena” por kjo nuk e pengoi atë të shënonte golin e tretë në minutën e 55-të të takimit. Klubi i Hamburgut ka reaguar menjëherë pas kësaj ngjarjeje, duke i kërkuar falje lojtarit francez. Në komunikatën për shtyp, klubi shton se tifozi në fjalë nuk përfaqëson Hamburgun. Nga Gjermania në Itali me një lojtar të Napolit protagonist. Ish sulmuesi i Realit të Madridit, Jose Callejon bëri ndoshta gafën e vitit. Sulmuesi jo vetëm që nuk mori pjesë pothuajse në asnjë aksion të Napolit në transfertën e Bergamos, porn ë momentin kur skuadra ishte në disavantazh, nuk arriti të shtynte në rrjetë një top vetëm pak centimetra larg vijë fatale. Gati gati e pabesueshme. Callejon do ta mbajë mend gjatë këtë rast që mund të kthehet në një mankth për sulmuesin që kërkon të rikthehet në kombëtaren e Spanjës, por me këtë episode, ai ndoshta I ka mbyllur vetes çdo derë të mundshme.





