I adhuruar nga të gjithë tifozët e “Stamford Bridge”, caktimi i Jose Mourinho-s si trajneri i ri i Manchester United i ka shtangur shumë prej mbështetësve të Blues. Pasi është shkarkuar dy herë nga Chelsea, trajneri portugez e ndjeu jo pak mërzinë e tifozëve të Chelsea nëpër mediat sociale pas marrëveshjes me United gjatë majit. Teksa momentalisht është në Kinë për të vazhduar fazën përgatitore dhe për të bërë një turne veror me ekipe të ndryshme evropiane, Jose Mourinho është filmuar duke dhënë autografe nëpër bluzat e tifozëve. Një tifoz papritmas nxjerr një bluzë të Chelsea por Jose Mourinho refuzon ta nënshkruajë duke tundur kokën me një shikim që do të thoshte “jo më”.
Tifozi i nxjerr bluzën e Chelsea, Mourinho refuzon t’i japë autograf (VIDEO)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën
Dhunoi vëllanë dhe dajën e tij, arrestohet 51-vjeçari në Patos
“Heroina ime është mamaja, babai ka ndërruar jetë”, Stenaldo dhe Iliri rrëfejnë jetën e tyre: Kujdesem për motrën e sëmurë
Furnizimi me naftë bllokohet/ Maqedonia e Veriut në gjendje krize energjetike





