Barcelona ka fituar 6-1 kundër Paris Saint Germain duke arritur një sukses historik, jo vetëm për tifozët e Barcelonës, por edhe për ata që kishin vënë bast për ekipin “blaugrana”. Faktet tregojnë se dikush në Spanjë pati intuitën e duhur për të parashikuar rezultatin e saktë: 6-1.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta “El Mundo Deportivo”, e cila ka publikuar edhe fotografinë e skedinës. Koeficienti për fitoren 6-1 të Barcelonës në “Camp Nou” ishte 67.0 dhe personi në fjalë fitoi më shumë se 2900 euro me 44 euro të vëna bast për këtë sukses të skuadrës së drejtuar nga Luis Enrique.