Francë, 28 qershor 2014 – Një histori e pabesueshme që duket se vjen nga një botë tjetër po bën xhiron e botës. Jemi në qytetin Ajaccio të Francës ku një tifoz ka vendosur të bëjë një sakrificë të madhe që skuadra e tij të mbajë portierin meksikan Guillermo Ochoa, i cili shkëlqeu në tre ndeshjet e para të Botërorit. Gardiani meksikan nuk ka ende një kontratë të re pasi aktualja me Ajaccio përfundon në fund të këtij muaji, por tifozi special i skuadrës modeste kërkon që heroi i tij të mos largohet.
Ai ka nxjerrë në shitje shtëpinë në qendër të qytetit, duke rrezikuar edhe shëndetin e familjes së tij. Bëhet fjalë për një vilë 99 metra katrorë në zonën më të populluar të qytetit, vlera e së cilës llogaritet të shkojë deri në 10 mln Euro. Tifozi në fjalë duket i vendosur në qëllimin e tij, pasi mendjen nuk ia kanë ndryshuar as dy fëmijët, bashkëshortja dhe e ëma 75-vjeçare. Një histori e vërtetë dashurie për ata që janë gati të sakrifikojnë gjithçka për idhujt e tyre. Ochoa nuk ka ende një kontratë, të re, por me një mbështetës të tillë mund ta bëjë gjumin të qetë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





