Pas vendimit drastik për mbylljen e stadiumeve, për shkak të pandemisë, tifozët holandezë, kishin gjetur një mënyrë tjetër komode për t’i ndjekur sfidat, duke u akomoduar nëpër kinematë e qyteteve që ishin hapur, deri ditët e fundit, para se një tifoz, të linte nam, duke kaluar limitet e etikës.
I entuziazmuar gjatë një goli në ndeshjen e MVV-Excelsior, tifozi i skuadrës vendase e shfrenoi fantazinë duke vrapuar nudo nëpër kinema, në momentin që ekipi i tij gjeti rrugën e rrjetës.
Ky moment u bë viral në rrjetet sociale, teksa autoritetet përkatëse vendosën mbylljen e kinemave për ndeshjet e futbollit, si pasojë e këtij episodi.





