Një grup tifozësh të kombëtares shqiptare në Dortmund, aty ku u luajt sfida e djeshme me Italinë janë shfaqur teksa heqin një flamur serb, të varur krahë atij shqiptar në kuadër të atmosferës së Euro2024.

Media serbe Kurir është shprehur në një shkrim dedikuar këtij momenti se tifozët shqiptarë, që ishin të shumtë në numër për të mbështetur ekipin e tyre, krijuan disa incidente, të cilat i cilësuan si “provokime”.

Kurir po ashtu shprehu indinjatën për përdorimin e simboleve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).