Një tifoz i ri i Luganos me origjinë shqiptare, Lulzim Zairi, ka realizuar ëndrrën duke takuar idhullin e tij Armando Sadiku. Lulzimi, i cili për fat të keq nuk mund të ecë, e ka takuar sulmuesin e kombëtares shqiptare sot pas stërvitjes së mëngjesit të Luganos dhe ka marrë dhuratë një bluzë me autograf pasi ka shkëmbyer disa fjalë me të.

Sadiku e ka publikuar këtë takim edhe në faqen e tij zyrtare në Facebook duke shkruar: “Ishte kënaqesi e madhe që takova Lulzimin sot – je i madh!”