16 DHJETOR 2014 – Maks Isufi, menaxheri i një lokali të njohur nate në Londër, “Whiskey Mist”, ka treguar sesi ka mundur të bindë yllin brazilian Ronaldo të bënte shenjën e 'Shqiponjës'. Isufi ka treguar se në lokalin e tij ka ardhur Ronaldo dhe se i është afruar menjëherë atij, duke i kërkuar të bëjnë një foto. "Ishte diçka befasuese që na vizitoi Ronaldo në lokalin ku unë punoj. Nuk durova dhe i kërkova të bëja foto me shqiponjën dykrenore”, tha Isufi. Ai më tej ka shtuar se i ka treguar Ronaldos se është nga Kosova dhe se shqiptarët e kanë simbol kombëtar shqiponjën.
“Ai më tha se kishte qenë në Prishtinë si ambasador i UNICEF¬it dhe se i do shumë shqiptarët si popull. Më tregoi se ishte pritur jashtëzakonisht mirë atje dhe kjo gjë i kishte lënë goxha mbresa", ka rrëfyer tifozi. Maks Isufi tha se është ndjerë vërtetë mirë, pasi Ronaldo është një personalitet tepër i madh në botën e sportit.





