18 janar 2015 –  Derby County po i nënshtrohet një hetimi nga ana e Federatës Angleze të Futbollit pasi një tifoz i tyre mundi të futej në fushën e lojës në ndeshjen kundër Nottingham Forest dhe të gosite me grusht futbollistin e skuadrës mike Kelvin Wilson, ndërsa presidenti të Nottingham Fawat Al-Hasawi iu dëmtua makina pas ndeshjes. Tifozi u fut në fushë disa sekonda pasi arbitri kishte mbyllur derbin e Midlands-it lindor, por u ndal në mënyrë spektakolare nga lojtari i Nottingham Forest Jack Hobbs, i cili me një stil që e shohim në regby e hodhi në tokë për t'ia lënë më pas në duart e punonjësve të sigurisë.

 

https://www.youtube.com/watch?v=zL3CwSNw4lk