Ndeshja Fiorentina-Inter prodhoi emocione dhe gola të shumtë, të shtunën mbrëma, një takim që përfundoi me fitoren e zikaltërve në sekondat finale me autor Henrik Mikitarjan.

E gjithë ndeshja ka qenë me shumë emocion dhe tension, por kulmoi në fund, teksa protagonistë ishin tifozët të cilët dhunuan njëri-tjetrin.Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet qartë se futbollistët e Interit po festonin jashtë fushës golin e fitores së 3-4.

Në tribunë, një fans i Interit e pëson keqazi nga disa mbështetës të ekipit nga Firence, ku filluan duke e goditur pa ndalim.