Angli, 27 gusht 2014 – Një tifoze e Manchester Unitedit, ishte tepër e trishtuar pas humbjes 4:0 nga MK Dons në Capital One Cup, por ajo më pas mori disa lajme të mira dhe gjendja e saj ndryshoi.

Kjo ka ndodhur sapo tifozja ka qenë duke hedhur në kosh skedinën por kur i ka hedhur një shikim të fundit është lumturuar.

Në vend që të vendoste në skedinë fitoren e Man Utd, tifozja kishte gabuar dhe kishte luajtur 2,5 paund për fitoren e ekipit kundërshtar.

Duke qenë se kuota ishte 500, asaj i ra të fitojë 1,250 paund.

Mund ta imagjinoni gëzimin e kësaj tifozeje, pasi fitoi duke bërë gabim.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/