Itali, 12 maj 2014 – Ndodhi edhe kjo. Një bukuroshe, më saktësisht tifoze e Sampdorias, ka zbritur në fushë të dielën, duke e ndërprerë përkohësisht ndeshjen ndërmjet Sampdorias dhe Napolit, e vlefshme për javën e 37-të të kampionatit italian, Serie A.
Kur po zhvillohej minuta e 74-t, tifozja me rroba banjoje kapërceu rrethojat dhe e gjeti veten në fushë, me një flamur të Sampdorias. Rojat e stadiumit u përkujdesën që ta largojnë nga fusha, ndërsa ndeshja më pas vazhdoi si duhet.
Sigurisht, ajka e kësaj ndeshjeje ishte vetë tifozja seksi e Sampdorias që ngriti në këmbë të gjithë stadiumin që shpërtheu në brohoritje.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





