Brazil, 13 qershor 2014 – Në një kohë kur Portugalisë i dhemb koka për gjëndjen fizike të yllit të skuadrës, Cristiano Ronaldo, tifozët as që duan t'ia dinë.

"Topi i Artë" la seancën e fundit stërvitore për shkak të problemeve me gjurin duke shtuar ankthin te luzitanët para ndeshjes hapëse me Gjermaninë, por kjo u pa si një mundësi e mirë nga një tifoze për të arritur te heroi i saj.

Tifozja e Portugalisë mundi të futej në fushën e stërvitjes, por u ndal në kohë rekord nga forcat e sigurisë që e shoqëruan jashtë kompleksit stërvitor.

Vajza mbante veshur fanellën me numër 7 të Portugalisë, pra atë të Ronaldos. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/