Tiger Woods, kampioni i madh i golfit i arrestuar për pak orë nga policia amerikane në Florida, ka dalë me një deklaratë për tu mbrojtur nga akuzat, për abuzim me alkoolin. Fituesi më i madh i të gjithë kohërave në sportin e golfit sipas Bbc në momentin e arrestimit ka reagur keq ndaj policisë, si pasojë e efektit që i japin disa mjekime që po merr pas operacionit që kreu disa ditë më parë. E kuptoj se veprimet e mia nuk ishin aspak të hijshme dhe mbaj të gjitha përgjegjësitë mbi aktet e mia, nënvizon fillimisht Tiger Woods.
"Dua ti bëj të ditur publikut të gjerë dhe të gjitha fansave të mi se alkoli nuk ishte shkaku i reagimit tim, aspak korrekt.Ajo që ndodhi ishte reagim i papritur nga ana ime për shkak të mjekimeve që jam duke marrë të cilat japin efekte anësore tek unë, theksoi 41-vjecari nga Kalifornia." Dua tu kërkoj falje të gjithëve për gjestet e mia veprime të tilla nuk do të përsëriten më nga unë, ju siguroj për këtë shtoi në fund Tiger Woods. Kampioni i golfit u arrestua në Florida të Dielën në mbrëmje vetëm disa ditë pas operacionit të 4-t në vertbër të cilin e kreu për të lënë pas problemet dhe për tiu rikthyer fushave të golfit.