18 qershor 2015 – Një tigër i larguar nga kopshti zoologjik gjatë përmbytjeve në Gjeorgji ka sulmuar për vdekje një person dhe ka plagosur një tjetër.
Viktima 43 vjeç ka qenë në punë, në një pikë karburanti në kryeqytetin Tbilisi, në momentin që tigri e ka sulmuar duke e kafshuar në fyt.
Më pas policia e Gjeorgjisë ka bërë të mundur ekzekutimin e tigrit vrasës.
Ndërsa banorëve u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin kontaktet me ndonjë nga kafshët e tjera që janë arratisur nga kopshti zoologjik, raportojnë mediat ndërkombëtare.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/