Një tigër i bardhë i rrallë ka vrarë një punonjës në një kopsht zoologjik në Japoni.
Zyrtarët thanë se 40-veçari u gjet me gjakderdhje në qafë brenda kafazit të tigrit në Parkun Zoologjik të Hirakawa në qytetin jugor të Kagoshimës. Ai u dërgua në spital ku u shpall edhe i vdekur.
Zyrtarët besojnë se punonjësi u sulmua nga një prej katër tigrave të bardhë të parkut.
Tigri u vendos nën kontroll me një qetësues përpara se punonjësit e shpëtimit dhe policia të vinin në vendin e ngjarjes.
Sulmi ndodhi mbrëmjen e së hënës dhe tani policia po heton se si kopshti zoologjik kujdeset për tigrat e tij të bardhë.





