INDONEZI, 22 mars 2013– Zakonisht ato janë krijesat më të frikshme në botë. Por ky tigër është aq i butë, sa i jep kujdestares një puthje me gjuhë madje.
Mulan Jamila, një tigër bengali, jeton në një shkollë islamike në Indonezi.
Soleh është kujdestarja e tigrit 4 vjeçar.
Tigri i është dhënë shkollës si dhuratë dhe mbahet aty me lejen e qeverisë.
Kujdestarja dhe tigri kanë një miqësi të ngushtë dhe shpesh luajnë me njëri- tjetrin jashtë kafazit.
Soleh e ka ushqyer tigrin me pesë kilogram mish në ditë që kur kafsha ka qenë tre muajsh.





