Ky është momenti i frikshëm kur një tigër siberian sulmoi një rojtare të kopshtit zoologjik në sy të vizitorëve.

Tigri, i quajtur Typhoon, iu sul rojtares në kopshtin zoologjik të Kaliningradit në Rusi, pasi kafazi u la aksidentalisht hapur teksa ajo i dërgonte ushqim gjitarit.

Megjithatë ajo arriti të mbijetonte nga sulmi ndërkohë që vizitorët përfshi dhe fëmijë shikonin të shokuar, e disa prej tyre hidhnin gurë drejt tigrit për ta zmbrapsur në mënyrë që rojtarja të shpëtonte.

Kjo e fundit pësoi plagë të rënda por u shtrua menjëherë në spital ku mori mjekimin e nevojshëm. Fotot alarmuese tregojnë gruan me tigrin që hidhet sipër saj.

Por në këtë moment ulërimat, britmat dhe sendet e hedhura drejt kafshës gjigande e trembën atë.