Pas deklaratës së ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili u akuzua nga Basha si i lidhur me mafien, ka ardhur sërish një reagim nga Partia Demokratike.
Deputeti Edi Paloka paralajmëron ministrin Gjiknuri se edhe për të ka një dosje që tregon lidhjet e këtij të fundit me drogën dhe krimin e organizuar. Madje, në mbyllje të postimit në Facebook, deputeti i Durrësit përdor tik-tak-un e orës.
POSTIMI I PLOTË
Damian Gjiknuri, ke dhe ti dosjet e tua prej muajsh për lidhjet e tua me drogën dhe krimin e organizuar. Gjithçka është e dokumentuar, ta dish se nuk të shpëtojnë dot për shumë gjatë Rama-Marku-Xhafa-Prela. Merr masa mos të vjedhin edhe shtëpinë e tezes ose ndokujt tjetër. Tik-tak tik-tak Damian…





