Një Tiktoker 21-vjeçar i ka dhënë fund jetës në Milano pas fyerjeve që merrte në rrjetet sociale, pasi kishte ndërruar gjininë duke u kthyer në vajzë.
Në rrjetet sociale, gjatë këtyre viteve, ai kishte ndarë me ndjekësit e tij historinë e ndërrimit të gjinisë, nga Davide në Alexandra. Ky është një problem i zakonshëm për shumë të rinj që flasin për orientimin e tyre seksual në internet, shkruan Corriere.
Sipas hetimeve të para, i riu kishte problematika familjare, vështirësi adoleshence dhe mosmarrëveshje me prindërit, që ishin përkeqësuar gjatë kohës që ai kishte filluar kalimin gjinor.
Po ashtu, ai kishte përjetuar edhe dhimbjen e humbjes së motrës së tij disa kohë më parë.
Gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes, TikTokeri Davide Garufi, 21 vjeç, vrau veten në shtëpinë e tij në Sesto San Giovanni, në periferi të Milanos, me një armë zjarri duke përdorur armën e babait të tij , i cili punon si roje sigurie.
Një akt ekstrem për të cilin Prokuroria e Monzës ka hapur dosjen për “ nxitje në vetëvrasje ”. Megjithatë, 21-vjeçari nuk ka lënë asnjë shënim apo nuk ka shpjeguar arsyet e veprimeve të tij. Mes zërave të grumbulluar për vështirësitë që po kalonte “Aleksandra”, do të ishte edhe dëshmia e një fqinji, të cilit i rrëfeu 21-vjeçari, i cili foli për një gjendje shqetësimi të lidhur edhe me ofendimet homofobike që merrte në profilet e tij sociale. Megjithatë, komentet vulgare dhe sulmet personale janë vetëm një pjesë e vogël e mesazheve që Alex Garufi kishte marrë në rrjetet sociale nga ndjekësit e tij vitet e fundit.
Magjistratët kanë urdhëruar sekuestrimin e telefonit të tij (edhe pse ende nuk janë deleguar hetime specifike) për të verifikuar nëse përveç ndjekësve të shumtë me të cilët bisedonte në rrjetet sociale, 21-vjeçari kishte kontakte më intime me dikë. Por për momentin nga hetimet nuk është zbuluar ndonjë gjë që mund ta lidhte vetëvrasjen me situata të këtij lloji.