DURRËS, 15 TETOR 2014 – Gazetari i “The Economist”, Tim Judah, i cili shpesh merr pjesë nëpër aktivitete që organizohen në Kosovë si analistë apo njohës i çështjeve të Ballkanit i ka ofenduar ata që lëshuan hartën e Shqipërisë Etnike mbi stadiumin e Partizanit në Beograd, kur edhe u ndërpre ndeshja në mes të Serbisë dhe Shqipërisë.
Judah i ka quajtur hajvan ata që e kanë përgatitur lëshimin e hartës së trojeve etnike shqiptare në stadiumin e kryeqytetit serb dhe njëjtë iu është drejtuar edhe atyre që më pas shkaktuan dhunë.
“Një hajvan e fluturon një dronë me flamurin e Shqipërisë së Madhe mbi stadium dhe hajvanë të tjerë bëhen të dhunshëm. Duket shumë e qartë për mua”, ka qenë një nga “cicërimat” e Judah në profilin e tij në Twitter.





