SHBA, 24 mars 2013– Pas 27 vjetësh këngëtarja e njohur amerikane, Tina Turner dhe partneri i saj Erwin Bach deklarojnë se do të martohen gjatë këtij viti.

Gazeta britanike Blick shkruan se, “73-vjeçarja do ta kurorëzojë lidhjen në martesë ceremonia e së cilës do të zhvillohet pranë një liqeni në Zyrih”. Mediat shkruajnë gjithashtu se “çifti tashmë e ka planifikuar në detaje dasmën, përfshirë edhe kodin e veshjes së të ftuarve”.

Turner dhe Bach janë njohur në vitin 1986 në Gjermani gjatë turneut të këngëtares. Edhe pse i kishte propozuar për martesë, Tina kishte thënë se kurrë nuk do të martohej, për shkak se ish-burri Ike Turner e kishte keqtrajtuar. Mirëpo,duket se ajo ka ndërruar mendje.