“Pranverë” ishte titulluar koncerti i parë për këtë vit i Orkestrës së Harqeve të Durrësit, si një homazh për stinën dhe njëkohësisht Ditën e Verës, që sapo e lamë pas.
Tiingujt e magjishëm të muzikës së kompozitorëve me famë botërore si Grieg, Vivaldi & Ravel i dhuruan publikut të pranishëm në sallën e QKF Durrës momente që prekin shpirtin, por edhe ndjenjat më të bukura të njeriut.
Dirigjenti i orkestës, Gridi Kraja, njëkohësisht autor i njërës prej veprave që u ekzekutua me mjaft virtuozitet nga të gjithë instrumentistët, deklaroi se repertori u zgjodh me kujdes për t’i sjellë artdashësve, disa nga pjesët më të njohura të fondit të artë të operistikës botërore.
Koncerti i mbrëmjes së të mërkurës është i treti aktivitet i organizuar nga Qendra Kulturore Durrës për këtë vit, por shumë të tjerë janë planifikuar të organizohen. Detajet na i rrëfen udhëheqësja artistike, Olta Juba.
Koncerti “Pranverë” u prit me interes nga artdashësit durrsakë, duke premtuar një sezon të pasur artistik për qytetin.
M.B.





