Nga BUJAR QESJA
Thjeshtësia dhe modestia e tij, ma dorëzojnë lapsin për t`iu përkushtuar disa rradhë, njërit prej personazheve aktivë të artit dhe muzikës durrsake. 30 gusht 2023. Në këtë ditë, ky Ferdiant Trungu mbushi 75-së vite jetë. E shoqja Kozeta, na lutet të mos mundoheni për të shkruajtur, pasi ndodheni me pushime.
“ Ferdi e kishte dëshirë, disa rradhë të thuheshin për të dhe nga ju, por nëse nuk mundeni nuk prish punë”.
Kjo thjeshtësi e zonjës së nderuar durrsake Margariti, ma bëri të rëndë peshën e këtij urimi dhe detyrimi, si në mjaft raste edhe këtë herë, m`u shtua edhe më shumë. Ferdinant Trungu, vite të shkuara mori titullin e lartë ‘’Nderi i Qytetit të Durrësit’’. Dhe meritat vijnë varg, si hallkat e një zinxhiri.
I qetë ky Ferdinant Trungu. Të respekton aq shumë, sa që i thua vetes jo deri këtu. Por ky njeri, që i ka dhënë shumë jetës artistike në Durrës, nuk ia ka nxitur vetes mburrrjen dhe se dikush të detyrohej të shkruante për të. Qoftë edhe në një përvjetor të spikatur si ky i 75-së vjetorit të lindjes. Mësoi fizarmonikën dhe shkonte bënte muzikë deri në Tiranë. U përfshi për disa kohë edhe në orkestrën e njohur të Ansamblit të Ushtrisë, apo edhe kur lante role parësore në dekadën e majit, nga aktivitetet më cilësore dhe më masve të kohës së para viteve 90-të.
Mësimin autodikakt të disa veglave muzikore, i veshi me artin profesionist, veçanërisht kur përfundoi studimet e larta në Konservatorin e Tiranës. Punoi me fëmijët, aso kohe të inkuadruara në shtëpinë e pionierit, sot qendra kulturoe e fëmijvë. Drejtoi pa u lodhur, grupe korale. Nxorri edhe artistë të aftë, që ngrinin lart vlerat e artit dhe muzikës durrsake. Ferdinanat Trungu, i palodhur por gjithnjë me kërkesa ndaj vetes, u emërua për të qenë pjesë e këshillit pedagogjik, të shkollës së mesme të muzikës “Mujo Ulqinaku”, tani me emrin “Jan Kukuzeli”.
Edhe këtu i qetë si gjithnjë. Fjalë pak, por fizarmonika e tij nuk mbyllej. Tingujt prej saj, përhapeshin në të gjithë qytetin, sikur për të thënë që Ferdinant Trungu mbetet gjithnjë pjesë e mirë e tyre. Krahas të qenurit mësues në shkollën e muzikës, jo vetëm që ishte pjestar aktiv i bandës muzikore të qytetit të Durrësit, por edhe u bë edhe drejtues i saj. Kjo bandë, nën drejtimin e mjeshtrit Trungu, njohu rritje dhe shtriu më tej reputacionin.
Aftësitë dhe mjeshtërinë e tij muzikore, Ferdinant Trungu e shtriu edhe tek i biri Andi. Edhe ky një muzikant i zoti dhe me shumë emër në Durrës. Pasi mbaroi studimet e larta për muzikë, Andi ashtu si i jati, u emërua mësues në shkollën emesme të muzikës “Jan Kukuzeli” në Durrrës. Andin e shikon të angazhuar, në shumicën e veprimtarive që organzion Qendra Kulturore dhe Bashkia e Durrësit. Mbiemri Trungu, i ka kthyer Ferdin dhe Andin, të bëhen edhe si një trung i mbështetjes së artit, kulturës dhe muzikës në Durrës.
Ferdi i urti, Ferdi më shumë se i thjeshti, Ferdi bashkëshorti dhe babai i shkëlqyer, përjeton kënaqësinë e përvjetorit të 75-stë të lindjes. Kur komunikon me shumë urtësi dhe njerzillëk, i thua vetes sa artistë të mënçur dhe pa fjalë ka ky Durrësi ynë!
Ferdinant Trungu ka dhënë shumë dhe kjo e gëzon, por nuk e dorëzon. Siç tregon edhe vetë, fizarmonikën dhe flautin, nuk do ti heqë nga dora, derisa të ketë frymë. Muzika është frymëmarrja e tij, është oksigjeni që i mban gjallë shpirtin dhe ia forcon zemrën.
Kur kalon në lagjen e vjetër të Durrësit, prapa pallatit të sportit “Ramazan Njala”, dëgjohen tingujt e ëmbël të muzikës. Është Ferdinant Trungu që luan, e që ngjason me një anije, e cila lundron e qetë mbi detin bunacë. Është ai “Nderi i Qytetit të Durrësit”, që nuk bën kompromis me nderin e tij, të krijuar dhe forcuar nga detyrimet në jetë, shoqëri dhe familje.
Dëgjohet një muzikë. Janë tingujt që dalin nga shpirti i artistit, nga zemra e tij e pastër. Dhe ky artist, dhe ky muzikant, dhe ky njeri i ndershëm, dhe ky qytetar që nxit krenarinë, për të qenë gjithnjë i vlefshëm, është në 75-së vjetorin e lindjes.
Gëzuar mjeshtër! Gëzuar Ferdinant Trungu!
Bujar Qesja
Voskopojë: 30 gusht 2023