Nga Qemal ZeGuri

15 janar 2014 – ”.Pëse? Sepse ato nuk kanë tipikën që i karakterizon, pikën çuditëse, por kanë intonacionin me të cilin janë mbrujtur dhe po me të cilin i shqipton ekzaktësisht dhe saktgramatikisht shpirti i lexuesit apo studiuesit. Shikojin me kujdes dhe do të bindeni. Ky vëllim i dytë poetik i saj, për mua nuk mund të jetë një vëllim i zakonshëm. Prandaj edhe jam ndaluar së shumti në këtë vëllim. Shpeshherë ai të duket si një metaforë e biblizuar e realitetit të hapsirshëm të shpirtësisë së për’rrethshme si tek poezia Zëri: Një zë kullon/ çiltër dhe butë./ në të s’tingëllon/ as moshë, as ngjyrë./ një analogji apo paralelizëm me Gjenezis të Biblës ku në ajrinë e botësisë është Bëhu! Në formë zëri të Zotit, dhe zëri kullon mrekullinë e tijë perëndijësore duke ngjizur gjithëçkanë e larmishme, por që fundja, vetë Bibla në 2; 5 thotë se asgjë nuk kishte në tokë, megjithëse në 1; 2-31 na pohon se Zoti krijoi gjithçkanë.

Edhe autorja jonë e shpërfaq qiellin që merr trajtën e tij në një botë të lirë, fillë pas në angushtinë e mostingëllimit të asgjësisë së pamoshësisë dhe pangjyrësisë. Në librin e parë ajo na e jep këtë lloj ngjizjeje në një formë më të ndryshme por me një konçizitet estetik dhe universal si tek “Vdekja e gjethes”: “Një gjethe u shkëput/ nga dega e saj./ mbi tokë pikoi/ si lot i pafajshëm./ të rejat e panë,/ të qeta vazhduan / fëshfërimën në kor/ ndërgjegjësuar se vdekja e tyre/ është emblema e vjeshtës.” Tek “Etja për jetën”: “Toka dhe qielli kundërmojnë./ kudo hapësirë dhe ajër./ brenda meje –etja për jetë,/ në duel fatal/ Thanatosin në Eros e shndërron.” Kurse tek “Dhe shpirti e ka një vdekje” autorja na e shpalosë në këtë mënyrë: “Shikimi humbi në boshllëk/ Ajo po sheh në asgjë./ Shpresa dhe gazi humbën,/ u venitën përgjithnjë./ Jeta s’i dha/ veç trupin vdekje,/ por dhe shpirtit/ i dha një.”. Kjo është një alkimi poetike e mrekullueshme, jo e alkimistëve të pafat. Por e tillë është edhe poezia Alkimi, plot me epitete të thjeshtë dhe tipike, si epitete të ngulitura, epitete lakonik dhe epitete procesi që rrallë, apo as rrallë i shohim në krijimet poetike e, që në të gjithë vëllimin shfaqen si një meteoritikë e një qiellorsie letrare të begatë. Alkimia është një lojë brishtësore e femërorësisë makthshpartalluese dhe madhështingulitëse e lumturisë, është alkimia e ekzistencës i mbjellur nga uniciteti i metaforepitetit që simbolizon uniken e çiftëzuar të femërorësisë dhe mashkulloritetit të kësaj botësie produktive.

Ndoshta kjo është ajo lumturia e përnjëmendtë për të cilën, autorja retorikisht pyet: “O lumturi e përnjëmendtë,/ Ti kur do të vish?!” dhe çfarë antiteze krijohet mes këtyre dy vargjeve; një antitezë e një poezie, mbase zhgënjimi, që fshihet në guaskën e shpresës, të asaj shprese të përjetëshme që pret gjithnjë vetëm në shpresë. Kjo, sepse qysh në librin e parë ajo na shpërfaqë atë që nuk është tashmë që dikush ka mbërritur në portat e jetës së saj. Ajo na thotë me zë të lartë esklamativ se do të jetë ajo që ishte para se të vinte ai, të jetë një dlirësi e dyfishtë në trup e shpirt. Sepse ajo ka dalluar në sytë e asaj mbërritjeje grimca ligësie, që mjegullojnë dashurinë, prej një dyzimi të fshehur aty. Ajo s’do të jetë e përvuajtura që mëshirojnë, prandaj mbetet vetëm me dinjitetin e vet. Një guackë? Guackë perlë? Po përse kaq e mbyllur, si në një rreth vicioz, poetja dhe poezia e saj?! Kjo guackë perliane është një vullkan, tashmë i shpalosur denjësisht me një kuptimësi estetikisht të përkryer, por si një estetikë e përfunduar, pra si një vullkan i shuar, një vullkan që sheh dhe ndjenë vetveten dhe jo një vullkan që e shohin të tjerët dhe, që përjashta ka lënë magmën e saj mrekullijsore.

Shikojeni “GURGULLIMË”! Në distikun e dytë zbulojmë burimësinë e gjenerimit të jetës; vetvetja dhe aspak jashtësia jashta vetvetes është kjo burimësi. Çdo jashtësi mundet të imponohet të jetë pengu ynë, sepse brendësia jonë është si një rrjetë merimange nga e cila ne vjelim lëngun e domosdoshëm të jashtësisë. Gjithçka fillon nga vetja; “Etjen shuaje ti në burimin tënd”, kur shuan etjen je gati për udhë; e çdo të ndodhë pastaj?, “dashuria më shumë do të gurgullojë”. Në vëllimin e pëparshëm “Dëshirë përsosmërie”, Gladiola, këtë jashtësi domosdoshmërie mikluese e mëkuese për vetvetësinë e brendshme, e jep në mjaft poezi, por ne po sjellim “Merre frymën time”, ku ajo shpall një humanitet femëror aq të çiltër si në këto vargje: “Merre frymën time Në ke nevojë për të. Merre ti i dashur, Se s’më duhet më. Mua më mjafton që të jesh i lumtur. Për ty jetën, shpirtin Do të kisha humbur. Ti mos u trishto, Nëse s’mëgjen më. Edhe përtej vdekjes, Ne do të jemi një. Përsëri do të jemi një. Përsëri do të të jap Frymë plot dashuri. Jetë edhe vdekje Mua më je veç ti.” Autorja, këtu nuk bën rolin e viktimës, por çiltërsisht me tharm poetik estetizon në poezi, natyralitetin e patjetërsueshëm të femërores në këtë jetë, si natyraliteti i brishtë i një luleje që drithmërohet, kur e prek dora njerëzore, që është aq e lidhur me të dhe pa të cilën nuk plotërohet.

Prandaj, Gladiola, jo vetëm është një poete me një vetëdije të lartë, por edhe tharm të arritur estetik, për të cilin edhe këndon me një poezprozë të përkryer apo kërkon dhe shkon drejt përkryerjes. Në krijime e saj ka diçka tipike, që gladiolzohet magjishëm për të na e dhënë botë të ndjesuar dhe ndjeshmëruar nëpërmjet fluiditetit parfumor: “Ajër i kthjellët/ retë e tymta / me kurora pishash/ shëmbëllejnë/ nata hesht/ shelgjet lotuese/ mugullojnë/ një kalë i egër/ flegraturfullues/ kryengulthi sulet/ shekujt ndalen/ në lavdinë e së shkuarës” fq12, “pluhurizë e kurrkundit/ amësht frullon/ në qiellin kobalt/ refuzoj vdekjes/ ti jap emrin Fat” fq13, “Kashta e Kumtrit/ yjëzon në qiell/ Ëndshëm përsiatet/ në dashuritë e shkokëluara/ përvuajtshëm/ shndrit melamkolia/ Kumbara në qiell/ fluturon, me shkulmet e erës” fq20, “ujdhesa e melankolisë/ përvdiret/ një thnegël resëkeqe/ ëndrrat platit/ vështrime të përkallura/ e mendime të flashkëta/ ndër njerëz të epshëm/ apokalips’ i shpirtëzuar/ në ujdhesën shpresëvagëlluar” fq21, “mijëvjeçarët/ imitojnë ndjesitë/ mes tokës dhe qiellit/ dyshimi përlindet/ të pakthyeshme/ fluturimet/ e jetëve të çiltra!/ mbaroi kalvari/ jeta më përkiste/ vdekjes i përkas”, fq28, e mund të vazhdojmë me Carpe diem, Çast, Yjet numëro me mua, Kitarë e vetmuar, Dy sy, Dashuri, Ti je hëna, Brengë e dashurisë etj.. Por këto janë arritje të lartngritjes në vëllimin e dytë, të cilat, në vëllimin e parë sa kanë hedhur sythet apo janë në embrion. Këto poezi jo vetëm më duken si një estetikë sterile dhe, kur pohoj sterile kam parasyshë ujin steril të shiut dhe aspak një sterilitet shterpsor, por edhe një hermeticitet tipik dhe origjinalësisht i vetë poetes që e bën atë bartëse të zbatimit të një teorie letërsie tipike vetëvetsore dhe, një krijuese thellësisht hermetike e me një hermeticitet të ngulitur, mjeshtëror dhe mjaft estetik. Poezive të tilla nuk mund të mos i japësh atë që të kanë dhënë.

Çuditërisht në to zbulon se fillojnë dhe mbarojnë tipikisht me një brishtësi të një femëroriteti mashkullor, me një gjini horomofrodite, me një natyrë triumfuese të trumfit të natyrës dhe natyralitetit, që është edhe më i brishtë dhe më imshtë se çdo femëroritet femëror dhe që ka motërzim vetëm natyrën. Kjo shihet tek tek mjaft poezi të vëllimit të parë, por sidomos e shquajmë spikatësisht tek vëllimi i dytë poetik. Për shembull tek poezia “Brengë e dashurisë”, ku, si strofa e parë ashtu edhe e fundit në metaforitetin e tyre kanë të ngjizur një antiteëzë të metaforizuar; “Ti Brengë e dashurisë/ në penën e poetit/ ngado përcjellë dhëmbje/ dëshirë e melodi” dhe “por, portë e dashurisë/ qëndron gjithnjë hapur. Me tinguj violine/ puthje, gaz e lot”. Dhe ç’është më tipikja, edhe këto dy strofa fillim-mbarimi, në vetveta janë antitezë e njëratjetrës, sepse metaforikisht të dyja janë në kundërshti, kur na shpalosin brengën e dashurisë dhe portën e dashurisë. Por jo më pak sterilitet estetik të ngjeshur në një poezi – antitezë gjendet në poezinë Botë-Klishe: “Dielli ndriçon/ botën-klishe/ hipokrizi/ e nënshtrim/ veç zogjtë fluturojnë të lirë/ kristali i zemrave/ nga malli drithëruar/ përtej optimizmit shtirës/ përtej smogut të gënjeshtrave/ kallp tingëllon respekti/ për vlerat e harruara, fq63”. Në këtë estetizim steril kemi një ngërthim të larmishëm të kësaj antiteze të tejzgjatur të ndërthurur në një përshkallëzim të të veçantë, të aureoluar me metafora dhe epitete, që shënon një krijim të rrallë edhe në letërsinë botërore. Dhe kjo, nuk është meritë e vetëdijes së poetes, por e pathosit të saj, pra e një rrjedhoje të absurdit, që jo më pak, në shumë poezi, ngjizjen e saj e bën edhe me një pikantizëm absurd. Këto tregojnë se poetja Gladiola Busulla ka një stilistikë të pasur dhe tipike. Edhe pse kemi shumësi të larmishme figurash letrare, jo rrallë, ato janë të një lloji të veçantë: duhet të jesh shumë i vemendëshëm për të dalluar disa lloj figurash që shpesh edhe mund ti anashkalosh, si antitezat e tipit estetiksterile, apo konkluduese: “Parajsa e humbur/ është një buzëqeshje; Ikim larg/ për ta gjetur/ rikthehemi/ në fëmijëri, fq15; Ëndërr e shkujdesur/ tejet e zbehtë/ dhe e vërtetë!, fq18; Shpërfille vetminë/ dhunti e mosdashurisë/ Tërëshisht lëshohu/ në marrëzinë e jetës/ Dhe nëse fikesh/ zjarrisht sërish, f19; Një zë kullon/ çiltër dhe butë/ në të s’tingëllon/ as moshë,as ngjyrë, 26; Jeta më përkiste/ vdekjes i përkas, 28; Mbi tokë gëlon/ vuajtja dhe gëzimi, fq29; Dashuria ngashnjyese/ vrullshëm na pushton/ e krejt befas/ tretet/ veç kujtimi i saj/ shpirtin-plagë miklon, 31; Parkat heshtin/ buzëqeshja jote/ si pranverë Bottiçeli/ ngazëllehet prej teje/ natyra, fq33; Triumfues mbuzet Agimi/ gjithçka frymon!/ Asgjë nuk vdes!, fq35; Në petkun e dëshirës/ teksa terrin veshim/ yjet numëro me mua,37; kurse nata…………../ me gjumin e saj dhe mantelin e zi/ trupat flenë/ shpirtrat në duel zgjuar………..ajo lind kudo/ edhe në zbazëtirë/ mjafton një shkëndijë drite/ për ta ndezur/ apo për ta shuar, fq39; Zëri i perëndishëm dhe/ shtytja e natyrës/ jetë dhe ferr/ qiell dhe ëndërr/ rrugëtim i gjatë për në pafundësi, fq47; Sy të trishtë/ dy margaritarë të vyer./ Zhytur përvuajtshëm/ Në kujtime të pashlyeshme, 46; Çdo e nesërme/ nuk ngurron/ të jetë Dje, fq61; Përvjedhin figurat/ përvetësojnë lavdinë/ ti po hesht, 65.” Një tjetër figurë tipike gladioljane do të quaja edhe mënyrën se si ajo i krijon krahasimet ndryshe dhe krahas krahasimit të zakonshëm:

“E freskëta si ujë, fq11; parajsa e humbur/ është një buzëqeshje/ një lodër/ a një shtëpi, fq15; Formësi e përsosur/ ngjizet/ jeton/ sa një pulitje sysh, fq36; ajo jeton pak/ sa një pulitje sysh, (po aty).” Në vëllimin e dytë, bien në sy edhe ca hiperbola dhe litota karakteristike: “shekuj të tërë/ rrahjesh zemre/ na ndajnë…fq53; ” Por po ashtu edhe litotat: “Ëndërr e shkujdesur/ ……………çdo ditë/ shenjtërohesh nga pak, fq18; Ëndëshëm persiatet/ në dashuritë e shkokëluara, fq20; Një ëndërr resëkeqe/ ëndrrat e planetit, fq21; Një lot-perlë e bardhë/ shelgu lotues, fq24; Dhuromë/ pra, dhuromë!/ një pikëz loti/ të ujësoj akullimën, fq25; Të vogël sa një grimcë/ më bën të ndihem ti. Fq50; Foshnjërisht ndriçon,fq51; Në brendësinë e saj/ çdo grua/ ruan pakëz/ Shën Mëri, (po aty); Me një ikonë melankolie/ shëmbëllen silueta ime, fq60; Dielli ndriçon/ botën – klishe, fq63; mohimi pa skaj/ do të jetë/ Tempulli yt, fq62; kallp tingëllon respekti/ për vlerat e harruara, fq63”. Nuk dua të përmend mjaft figura të tjera të bukura dhe emocionalisht të arrira, që gjenden në të dy vëllimet e sidomos në vëllimin e dytë të mbushur pjellorisht me mendime dhe kumtime, me mesazhe dhe ide të vyera, me një botë reale të dhënë në të gjitha format artistike, por sidomos në ato forma elokuente ku më shumë se të gjithë, kupton elita e artit dhe ku mesaduket, autorja e këtij libri ndjehet shumë mirë dhe komode. E megjithatë, në atë që quhet vëllim i tretë, Gladiola është një mendim estetik më i lartë, jo vetëm nga mënyra se si i pasqyron larmishëm motivet, por edhe të plazmimit pasuror e mjeshtror të figurave. Më vijnë në mendje vargjet e nxjerra nga poezia “Mikut”: “Malli s’ka fjalë, Por sy të pikëlluar.” dhe menjëherë të kujtohen vargjet: “Mjerimi s’ka fat. Por ka vetëm zhele. Edhe pse për nga motivi nuk ngjasojnë, ato janë tipike për ngarkesat estetike ndërtimore për nga profesionaliteti estetik ritmor dhe për nga gjatësia rrokjore e bardhësisë së vargut aq të lirë dhe aq shprehës. Dhe të tilla po ta hulumtosh me kujdes ka shumë e ndoshta, kështu migjeniane është e tërë poezia gladoliane. E vetmja poete e gjermësotme me kaq përngjashmëri me Migjenin, nëqoftëse përjkashtojmë Esat Mekulin. Gjithnjë, kur është fjakla për përkitmëri, flas vetëm për atë varg që quhet i bardhë apo i lirë, të cilit i qëndron besnik qysh në fillimet e saj poetja në fjalë. Nëqoftëse në dy vëllimet e para kemi një figuracion të pasur dhe të larmishëm, dhe na shfaqen jo rrallë figurat komplekse, në këtë vëllim të fundit këto lloj figurash, e dominojnë vëllimin në fjalë. ”.Pëse? Sepse ato nuk kanë tipikën që i karakterizon, pikën çuditëse, por kanë intonacionin me të cilin janë mbrujtur dhe po me të cilin i shqipton ekzaktësisht dhe saktgramatikisht shpirti i lexuesit apo studiuesit. Shikojin me kujdes dhe do të bindeni.

Ky vëllim i dytë poetik i saj, për mua nuk mund të jetë një vëllim i zakonshëm. Prandaj edhe jam ndaluar së shumti në këtë vëllim. Shpeshherë ai të duket si një metaforë e biblizuar e realitetit të hapsirshëm të shpirtësisë së për’rrethshme si tek poezia Zëri: Një zë kullon/ çiltër dhe butë./ në të s’tingëllon/ as moshë, as ngjyrë./ një analogji apo paralelizëm me Gjenezis të Biblës ku në ajrinë e botësisë është Bëhu! Në formë zëri të Zotit, dhe zëri kullon mrekullinë e tijë perëndijësore duke ngjizur gjithëçkanë e larmishme, por që fundja, vetë Bibla në 2; 5 thotë se asgjë nuk kishte në tokë, megjithëse në 1; 2-31 na pohon se Zoti krijoi gjithçkanë. Edhe autorja jonë e shpërfaq qiellin që merr trajtën e tij në një botë të lirë, fillë pas në angushtinë e mostingëllimit të asgjësisë së pamoshësisë dhe pangjyrësisë. Në librin e parë ajo na e jep këtë lloj ngjizjeje në një formë më të ndryshme por me një konçizitet estetik dhe universal si tek “Vdekja e gjethes”: “Një gjethe u shkëput/ nga dega e saj./ mbi tokë pikoi/ si lot i pafajshëm./ të rejat e panë,/ të qeta vazhduan / fëshfërimën në kor/ ndërgjegjësuar se vdekja e tyre/ është emblema e vjeshtës.” Tek “Etja për jetën”: “Toka dhe qielli kundërmojnë./ kudo hapësirë dhe ajër./ brenda meje –etja për jetë,/ në duel fatal/ Thanatosin në Eros e shndërron.” Kurse tek “Dhe shpirti e ka një vdekje” autorja na e shpalosë në këtë mënyrë: “Shikimi humbi në boshllëk/ Ajo po sheh në asgjë./ Shpresa dhe gazi humbën,/ u venitën përgjithnjë./ Jeta s’i dha/ veç trupin vdekje,/ por dhe shpirtit/ i dha një.”. Kjo është një alkimi poetike e mrekullueshme, jo e alkimistëve të pafat. Por e tillë është edhe poezia Alkimi, plot me epitete të thjeshtë dhe tipike, si epitete të ngulitura, epitete lakonik dhe epitete procesi që rrallë, apo as rrallë i shohim në krijimet poetike e, që në të gjithë vëllimin shfaqen si një meteoritikë e një qiellorsie letrare të begatë. Alkimia është një lojë brishtësore e femërorësisë makthshpartalluese dhe madhështingulitëse e lumturisë, është alkimia e ekzistencës i mbjellur nga uniciteti i metaforepitetit që simbolizon uniken e çiftëzuar të femërorësisë dhe mashkulloritetit të kësaj botësie produktive. Ndoshta kjo është ajo lumturia e përnjëmendtë për të cilën, autorja retorikisht pyet: “O lumturi e përnjëmendtë,/ Ti kur do të vish?!” dhe çfarë antiteze krijohet mes këtyre dy vargjeve; një antitezë e një poezie, mbase zhgënjimi, që fshihet në guaskën e shpresës, të asaj shprese të përjetëshme që pret gjithnjë vetëm në shpresë.

Kjo, sepse qysh në librin e parë ajo na shpërfaqë atë që nuk është tashmë që dikush ka mbërritur në portat e jetës së saj. Ajo na thotë me zë të lartë esklamativ se do të jetë ajo që ishte para se të vinte ai, të jetë një dlirësi e dyfishtë në trup e shpirt. Sepse ajo ka dalluar në sytë e asaj mbërritjeje grimca ligësie, që mjegullojnë dashurinë, prej një dyzimi të fshehur aty. Ajo s’do të jetë e përvuajtura që mëshirojnë, prandaj mbetet vetëm me dinjitetin e vet. Një guackë? Guackë perlë? Po përse kaq e mbyllur, si në një rreth vicioz, poetja dhe poezia e saj?! Kjo guackë perliane është një vullkan, tashmë i shpalosur denjësisht me një kuptimësi estetikisht të përkryer, por si një estetikë e përfunduar, pra si një vullkan i shuar, një vullkan që sheh dhe ndjenë vetveten dhe jo një vullkan që e shohin të tjerët dhe, që përjashta ka lënë magmën e saj mrekullijsore. Shikojeni “GURGULLIMË”! Në distikun e dytë zbulojmë burimësinë e gjenerimit të jetës; vetvetja dhe aspak jashtësia jashta vetvetes është kjo burimësi. Çdo jashtësi mundet të imponohet të jetë pengu ynë, sepse brendësia jonë është si një rrjetë merimange nga e cila ne vjelim lëngun e domosdoshëm të jashtësisë. Gjithçka fillon nga vetja; “Etjen shuaje ti në burimin tënd”, kur shuan etjen je gati për udhë; e çdo të ndodhë pastaj?, “dashuria më shumë do të gurgullojë”. Në vëllimin e pëparshëm “Dëshirë përsosmërie”, Gladiola, këtë jashtësi domosdoshmërie mikluese e mëkuese për vetvetësinë e brendshme, e jep në mjaft poezi, por ne po sjellim “Merre frymën time”, ku ajo shpall një humanitet femëror aq të çiltër si në këto vargje: “Merre frymën time Në ke nevojë për të. Merre ti i dashur, Se s’më duhet më. Mua më mjafton që të jesh i lumtur. Për ty jetën, shpirtin Do të kisha humbur. Ti mos u trishto, Nëse s’mëgjen më. Edhe përtej vdekjes, Ne do të jemi një. Përsëri do të jemi një. Përsëri do të të jap Frymë plot dashuri. Jetë edhe vdekje Mua më je veç ti.” Autorja, këtu nuk bën rolin e viktimës, por çiltërsisht me tharm poetik estetizon në poezi, natyralitetin e patjetërsueshëm të femërores në këtë jetë, si natyraliteti i brishtë i një luleje që drithmërohet, kur e prek dora njerëzore, që është aq e lidhur me të dhe pa të cilën nuk plotërohet. Prandaj, Gladiola, jo vetëm është një poete me një vetëdije të lartë, por edhe tharm të arritur estetik, për të cilin edhe këndon me një poezprozë të përkryer apo kërkon dhe shkon drejt përkryerjes. Në krijime e saj ka diçka tipike, që gladiolzohet magjishëm për të na e dhënë botë të ndjesuar dhe ndjeshmëruar nëpërmjet fluiditetit parfumor: “Ajër i kthjellët/ retë e tymta / me kurora pishash/ shëmbëllejnë/ nata hesht/ shelgjet lotuese/ mugullojnë/ një kalë i egër/ flegraturfullues/ kryengulthi sulet/ shekujt ndalen/ në lavdinë e së shkuarës” fq12, “pluhurizë e kurrkundit/ amësht frullon/ në qiellin kobalt/ refuzoj vdekjes/ ti jap emrin Fat” fq13, “Kashta e Kumtrit/ yjëzon në qiell/ Ëndshëm përsiatet/ në dashuritë e shkokëluara/ përvuajtshëm/ shndrit melamkolia/ Kumbara në qiell/ fluturon, me shkulmet e erës” fq20, “ujdhesa e melankolisë/ përvdiret/ një thnegël resëkeqe/ ëndrrat platit/ vështrime të përkallura/ e mendime të flashkëta/ ndër njerëz të epshëm/ apokalips’ i shpirtëzuar/ në ujdhesën shpresëvagëlluar” fq21, “mijëvjeçarët/ imitojnë ndjesitë/ mes tokës dhe qiellit/ dyshimi përlindet/ të pakthyeshme/ fluturimet/ e jetëve të çiltra!/ mbaroi kalvari/ jeta më përkiste/ vdekjes i përkas”, fq28, e mund të vazhdojmë me Carpe diem, Çast, Yjet numëro me mua, Kitarë e vetmuar, Dy sy, Dashuri, Ti je hëna, Brengë e dashurisë etj.. Por këto janë arritje të lartngritjes në vëllimin e dytë, të cilat, në vëllimin e parë sa kanë hedhur sythet apo janë në embrion.

Këto poezi jo vetëm më duken si një estetikë sterile dhe, kur pohoj sterile kam parasyshë ujin steril të shiut dhe aspak një sterilitet shterpsor, por edhe një hermeticitet tipik dhe origjinalësisht i vetë poetes që e bën atë bartëse të zbatimit të një teorie letërsie tipike vetëvetsore dhe, një krijuese thellësisht hermetike e me një hermeticitet të ngulitur, mjeshtëror dhe mjaft estetik. Poezive të tilla nuk mund të mos i japësh atë që të kanë dhënë. Çuditërisht në to zbulon se fillojnë dhe mbarojnë tipikisht me një brishtësi të një femëroriteti mashkullor, me një gjini horomofrodite, me një natyrë triumfuese të trumfit të natyrës dhe natyralitetit, që është edhe më i brishtë dhe më imshtë se çdo femëroritet femëror dhe që ka motërzim vetëm natyrën. Kjo shihet tek tek mjaft poezi të vëllimit të parë, por sidomos e shquajmë spikatësisht tek vëllimi i dytë poetik. Për shembull tek poezia “Brengë e dashurisë”, ku, si strofa e parë ashtu edhe e fundit në metaforitetin e tyre kanë të ngjizur një antiteëzë të metaforizuar; “Ti Brengë e dashurisë/ në penën e poetit/ ngado përcjellë dhëmbje/ dëshirë e melodi” dhe “por, portë e dashurisë/ qëndron gjithnjë hapur. Me tinguj violine/ puthje, gaz e lot”. Dhe ç’është më tipikja, edhe këto dy strofa fillim-mbarimi, në vetveta janë antitezë e njëratjetrës, sepse metaforikisht të dyja janë në kundërshti, kur na shpalosin brengën e dashurisë dhe portën e dashurisë. Por jo më pak sterilitet estetik të ngjeshur në një poezi – antitezë gjendet në poezinë Botë-Klishe: “Dielli ndriçon/ botën-klishe/ hipokrizi/ e nënshtrim/ veç zogjtë fluturojnë të lirë/ kristali i zemrave/ nga malli drithëruar/ përtej optimizmit shtirës/ përtej smogut të gënjeshtrave/ kallp tingëllon respekti/ për vlerat e harruara, fq63”. Në këtë estetizim steril kemi një ngërthim të larmishëm të kësaj antiteze të tejzgjatur të ndërthurur në një përshkallëzim të të veçantë, të aureoluar me metafora dhe epitete, që shënon një krijim të rrallë edhe në letërsinë botërore. Dhe kjo, nuk është meritë e vetëdijes së poetes, por e pathosit të saj, pra e një rrjedhoje të absurdit, që jo më pak, në shumë poezi, ngjizjen e saj e bën edhe me një pikantizëm absurd. Këto tregojnë se poetja Gladiola Busulla ka një stilistikë të pasur dhe tipike. Edhe pse kemi shumësi të larmishme figurash letrare, jo rrallë, ato janë të një lloji të veçantë: duhet të jesh shumë i vemendëshëm për të dalluar disa lloj figurash që shpesh edhe mund ti anashkalosh, si antitezat e tipit estetiksterile, apo konkluduese: “Parajsa e humbur/ është një buzëqeshje; Ikim larg/ për ta gjetur/ rikthehemi/ në fëmijëri, fq15; Ëndërr e shkujdesur/ tejet e zbehtë/ dhe e vërtetë!, fq18; Shpërfille vetminë/ dhunti e mosdashurisë/ Tërëshisht lëshohu/ në marrëzinë e jetës/ Dhe nëse fikesh/ zjarrisht sërish, f19; Një zë kullon/ çiltër dhe butë/ në të s’tingëllon/ as moshë,as ngjyrë, 26; Jeta më përkiste/ vdekjes i përkas, 28; Mbi tokë gëlon/ vuajtja dhe gëzimi, fq29; Dashuria ngashnjyese/ vrullshëm na pushton/ e krejt befas/ tretet/ veç kujtimi i saj/ shpirtin-plagë miklon, 31; Parkat heshtin/ buzëqeshja jote/ si pranverë Bottiçeli/ ngazëllehet prej teje/ natyra, fq33; Triumfues mbuzet Agimi/ gjithçka frymon!/ Asgjë nuk vdes!, fq35; Në petkun e dëshirës/ teksa terrin veshim/ yjet numëro me mua,37; kurse nata…………../ me gjumin e saj dhe mantelin e zi/ trupat flenë/ shpirtrat në duel zgjuar………..ajo lind kudo/ edhe në zbazëtirë/ mjafton një shkëndijë drite/ për ta ndezur/ apo për ta shuar, fq39; Zëri i perëndishëm dhe/ shtytja e natyrës/ jetë dhe ferr/ qiell dhe ëndërr/ rrugëtim i gjatë për në pafundësi, fq47; Sy të trishtë/ dy margaritarë të vyer./ Zhytur përvuajtshëm/ Në kujtime të pashlyeshme, 46; Çdo e nesërme/ nuk ngurron/ të jetë Dje, fq61; Përvjedhin figurat/ përvetësojnë lavdinë/ ti po hesht, 65.” Një tjetër figurë tipike gladioljane do të quaja edhe mënyrën se si ajo i krijon krahasimet ndryshe dhe krahas krahasimit të zakonshëm: “E freskëta si ujë, fq11; parajsa e humbur/ është një buzëqeshje/ një lodër/ a një shtëpi, fq15; Formësi e përsosur/ ngjizet/ jeton/ sa një pulitje sysh, fq36; ajo jeton pak/ sa një pulitje sysh, (po aty).”

Në vëllimin e dytë, bien në sy edhe ca hiperbola dhe litota karakteristike: “shekuj të tërë/ rrahjesh zemre/ na ndajnë…fq53; ” Por po ashtu edhe litotat: “Ëndërr e shkujdesur/ ……………çdo ditë/ shenjtërohesh nga pak, fq18; Ëndëshëm persiatet/ në dashuritë e shkokëluara, fq20; Një ëndërr resëkeqe/ ëndrrat e planetit, fq21; Një lot-perlë e bardhë/ shelgu lotues, fq24; Dhuromë/ pra, dhuromë!/ një pikëz loti/ të ujësoj akullimën, fq25; Të vogël sa një grimcë/ më bën të ndihem ti. Fq50; Foshnjërisht ndriçon,fq51; Në brendësinë e saj/ çdo grua/ ruan pakëz/ Shën Mëri, (po aty); Me një ikonë melankolie/ shëmbëllen silueta ime, fq60; Dielli ndriçon/ botën – klishe, fq63; mohimi pa skaj/ do të jetë/ Tempulli yt, fq62; kallp tingëllon respekti/ për vlerat e harruara, fq63”. Nuk dua të përmend mjaft figura të tjera të bukura dhe emocionalisht të arrira, që gjenden në të dy vëllimet e sidomos në vëllimin e dytë të mbushur pjellorisht me mendime dhe kumtime, me mesazhe dhe ide të vyera, me një botë reale të dhënë në të gjitha format artistike, por sidomos në ato forma elokuente ku më shumë se të gjithë, kupton elita e artit dhe ku mesaduket, autorja e këtij libri ndjehet shumë mirë dhe komode. E megjithatë, në atë që quhet vëllim i tretë, Gladiola është një mendim estetik më i lartë, jo vetëm nga mënyra se si i pasqyron larmishëm motivet, por edhe të plazmimit pasuror e mjeshtror të figurave. Më vijnë në mendje vargjet e nxjerra nga poezia “Mikut”: “Malli s’ka fjalë, Por sy të pikëlluar.” dhe menjëherë të kujtohen vargjet: “Mjerimi s’ka fat. Por ka vetëm zhele. Edhe pse për nga motivi nuk ngjasojnë, ato janë tipike për ngarkesat estetike ndërtimore për nga profesionaliteti estetik ritmor dhe për nga gjatësia rrokjore e bardhësisë së vargut aq të lirë dhe aq shprehës. Dhe të tilla po ta hulumtosh me kujdes ka shumë e ndoshta, kështu migjeniane është e tërë poezia gladoliane. E vetmja poete e gjermësotme me kaq përngjashmëri me Migjenin, nëqoftëse përjkashtojmë Esat Mekulin. Gjithnjë, kur është fjakla për përkitmëri, flas vetëm për atë varg që quhet i bardhë apo i lirë, të cilit i qëndron besnik qysh në fillimet e saj poetja në fjalë. Nëqoftëse në dy vëllimet e para kemi një figuracion të pasur dhe të larmishëm, dhe na shfaqen jo rrallë figurat komplekse, në këtë vëllim të fundit këto lloj figurash, e dominojnë vëllimin në fjalë. 

Vijon ……