Nga Qemal ZeGuri
21 janar 2014 – Le të shohim shfaqjen e përshkallëzimet antitezuese metaforike si në poezitë 1) “Sytë”, 2) “Apokalips”, 3) “Nëma”, 4) “Mikut”, 5) “Bebëzat” etj.: 1)- “Të gjitha ditët Të gjitha netët Zgjohen dhe flenë Në sytë e tu. Çdo yllm në qiell Dhe hëna vetë, Përndizet, shuhet Po aty…” 2) “Ditën vezullonte hëna. Natën dielli po agonte. Lehtas, heshtja pëshpëriste. Bota drejt kurrkundit Shkonte.” Dhe kjo lloj figure sipërmasore edhe si një kontrast artistik: 3) “Përmbysje qiejsh, Në perëndime ëndrrash. Zemra që largohet, “Mos u ktheftë më kurrë!”” 4) “Një mik kur shkon, Trishtim lë pas. E mijëra kujtime Që s’dua të humbas. Një guer i munguar Nga gjerdani i çmuar.” 5) “E trishtë, Qetësi e natës. E gënjeshtërt, Paqja Mbi tokë. Shpresa të vagëlluara! Bebëzat e syrit Gjysmëhije të ngrysura.” Antiteza të metaforizmit pasthirrmor janë tipike siç i gjejmë edhe tek poezitë: “Ëndërrimet e vjeshtës”, “Dritëhije”, “Botë klishe”, “Supremum vale” etj., të vëllimit të dytë poetik “Inanna”. Ja një inversion i personifikimit metaforik: “Trishtimin mih / vetmi e syve / kaq skajsmërisht / në shpirtin tim.” Në “Gjyshes” kemi një similitudë të enumeracionit pasthirrmor: “Brerore e dhëmbjes.” Si nanurisje, Për fëmijërinë. Gërshetëzat e mia Sa ëmbël i thurje! Si puthje mbi flokë Më ngjanin ato!…” Po edhe një antitezë e tipicitet fin tek “Valsi i pulëbardhave”: “Oqean i ndjenjës Shterret dalëngadalë. Dashuri zvarritëse Përhumbur mbi valë. Kor’ i pulëbardhave, Baladë lamtumire. Drithërimat, premtimet… Sa larg fluturojnë!”B Po të kërkojmë me vemendje gjejmë njpasuri dhe larmi figurash. Më janë ngulitur në mendje shumllojshmëria e përdorimit mjeshtror të antitezës. Pë. Sh: antitezë tipke kemi edhe tek “Uliks I”. Antitezat edhe pse nuk janë aq të shumta janë evidente dhe karakteristike, si antiteza metaforike:
“Natë, / i qashtër imazhi yt!… / ditën të humbisja / i qashtër kujtimi yt”, “Të gjithë ditët / të gjithë netët / zgjohen dhe flenë / në sytë e tu. / çdo yll në qiell / dhe hëna vetë. / përndizet, shuhet /.”, “Kalipso / nga zjarri zhuritur, / Uliksin vajton”, “luan lumturia / me flatrat e shpirtit . / gjunjëzuar pasioni / para dashurisë.”, po aty zbulon edhe antiteza të tipit fin si: “jehona të kthyeshme / lutjet e mia. / ngjizen në mbrëmje / e vdesin gjithë dritë.”, “oqean’ i ndjenjës / shterret ngadalë. / dashuri zvarritëse / përhumbet si valë.” Apo sjanë të gjalla antitezat e tipit të personifikimit metaforik: “qiparisat / të vdekurit / ngushëllojnë.”, “mjafton një shkëndijë drite / për ta ndezur / apo për ta shuar.”, “me gjumin e saj dhe mantelin e zi. / trupat flejnë. Shpirti në duel zgjuar. /… ajo lind kudo! / Edhe në zbrazëtirë.” Por jo vetëm kaq. Edhe anasjella është tipike. Në këtë vëllim gjejmë mjaft të tiolla që quhen me termin inversione si: “Përhumbur në vite / Arom’ e rinisë”, “Delir mëmëdhetar / Është çdo rikthim”, “Trishtimin mih / vetmi e syve”, “Lehtas, heshtja pëshpëriste. / Bota drejt Kurrkundit / shkonte”, “Nga tradhëtia / i paprekur, / shtrati nusëror.”, “të shtrenjtëzat fjalë”, “Drithërimat, premtimet… / sa larg / fluturojnë”, “Qiparizat / të vdekurit / ngushëllojnë”, “E trishtë, / qetësi e natës. / E gënjeshtërt, / paqja / mbi tokë.”. Dhe gjithashtu edhe litota janë të gjetura bukur, si: “Unë qenia njeri, / Litotë universi. / një grimcë e krijuar / për dashuri”, “Pakëz argjend / në fijet e barit. / I vetmi shkëlqim, / i botës / së murrme.”, “Mjafton një shkëndijë drite, / për të kuptuar / asgjënuk është e kulluar.”. këto litota edhe përcjellin mendim, edhe e kokludojnë atë. Karakteristike janë edhe epitetet. Vetë “Litotë universi” është edhe epitet, biles epitet metaforik që ndiqet edhe nga të tjera; “dhembjeshndritëse”, “Brerore e natës”, “fjalët e trishta”, “Dëshira flakëbrishta”, “Muzg ëndrravrarës. / Pëshpërimë brambulluese / dashuri e humbur”, “syvezulluesja”, “brerore e dhembjes”, “të shtrenjtëzat”, “jehona të kthyeshme”, “oqean’ i ndjenjës”, “dashuri zvarritëse”, “fajkoi rebel”, “kor’ i pulëbardhave”, “Një gur i munguar / nga gjerdani i çmuar”, “Limonë diellor / në kopshtin absurd… Ç’fasadë e gënjeshtërt! / Ç’trishtim i pafund!”, “pranë shlgut lotues”, “diell shkëlqimtar!”, “zezelinë shungulluese”, “Uliks rrengshor”, “Dritë e amshuar”, “sënduku i zemrës”, “ora e zemrës”, etj.. Këto lloj epitetesh të ngulitura i japin edhe më emocionalitet poezive duke u mbushur ato me një ngrohtësi të ndërthurur mjeshtrish me një estetikë emocionalizuese. Metafora është figura kryesore dhe vjen e na zbulohet me një gonxhërim si prej femrëroriteti perfekt e mrekullonjës tamam si bukuria e mrekullijtë e autores. “Qielli përndizet / me hirin tënd. / Fjalët e trishta / që heshtjen përlotën. / i puthe të gjitha / një e nga një.”, “dashuri e humbur / shkëlqen në kujtime.”, “trishtimin mih / vetmi e syve.”, “…ditët /…netët / zgjohen e flenë në sytë e tu.”, “lehtas, heshtja pëshpëriste.”, “Gërshetëzat e mia / sa ëmbël i thurje!”, “trishtohen muzat / dhe perënditë”, “oqean’ i ndjenjës / shterret ngadalë.”, “drithërimat, premtimet… / sa larg / fluturojnë!”, “mbi petale trëndafilash / të mëmblat / ëndërrime / prehen / kaltërsisht”, “e trishtë / qetësi e natës”, “bebëzat e syrit / gjysëmhije të ngrysura”, “mbi buzët e mia / vdiq / loti yt”, “nën shpresa të braktisuraq / përpëliten retë”, “sënduku i zemrës / shkund pluhur vetmie / ora e zemrës / troket dashuri”, “turbullirë e ethshgme / spërkatur me zjarr”, “jeta fluturon”, etj.. Por jo më të pansendërtuara me pasion janë krahasimet që duket se dalin spontanisht si tufa dallëndyshesh në kthimet pranverore. Ja disa prej tyre: “dashira flakëbrishta / si vjeshtë, si trishtim”, “si nanuritje / përrallëzat dhe malli”, “si puthje mbi flokë …/ fjalët e tua”, “si një lëmsh i zjarrtë / përndizet dielli”, “thinjat / si motivet mbi dëborë”. Edhe pyetjet retorike zënë një vend të veçantë në përdorimin mjeshtëror estetik. Dhe jo rrallë autorja i përdor në mënyrë esklamative. Ja disa prej tyre: “Moj gjyshja ime, / syvezulluesja! / e shtrenjta ime, / pse s’je më ti?!”, “të bukurat ngjyra, / ku fshihen?!”, “Do ta shoh / nesër hënën?! / Po yjet, / që natën vezullojnë?! / Do të dëgjoj / krakëllima zogjsh?!”, Edhe eksklamacionet janë të bukura që biles vijnë shpesh në formën e një pyetje: “S’dua ta mendoj / të padukshmen …/ në ekziston apo jo?!”, “Moj gjyshja ime, / syvezulluesja!”, “sa ëmbël i thurje! / si puthje mbi flokë / më ngjanin ato!”, “Drithërimat, premtimet…/ sa larg / fluturojnë!”, “Zemra që largohet, / mos u ktheftë, / kurrë!”, “sa shumë e desha / lotin tënd!”, “Ç’fasadë e gënjeshtërt! / Ç’trishtim i pafund!”, “o qiell i ndarë dypjesësh! / O diell shkëlqimtar!”, “Dritë e amshuar / mbi dallgëzime”, “muskuj të stërlodhur, / spektatorë të natës!”, “e shkurtër m’u duk / kjo natë e marrë!”, “Oh, lule manjolë!”. Në këto poezi mund të gjesh edhe shkallëzime dhe enumeracione apo figura të shumta tigëllore.
Nuk mund të mohohet fakti se kjo pasuri mjeshtërore rrjedh edhe nga pasuria e motiveve që autorja plazmon me një fjalë dhe shprehje të gjetur efikasisht bukur. Por të hulumtosh më thellë për Gladiola Busullën, pasi ke lexuar dhe shijuar me një frymë vëllimet e saj poetike, dhe këtë ta kërkon vetë kureshtja për ta njohur sa më thellë, pasi ajo nëpërmjet tyre është një zjarr i vërtetë, si llava e një vullkani që të pjek e të përdjeg me tharmin e një poetike të veçantë si polem dashuror, siç edhe na shpaloset edhe vetë papërmasshmëria e saj si femër poetesh, ne zbulojmë se ajo shpalos edhe një pasuri të thesarshëm nëpërmjet mendimeve që shpreh për letërsinë dhe poezinë, nëpërmjet një inkubatori dhe laboratori krijues aq sa të veçantë e vetiak edhe të përgjithshëm e të përbashkët për të gjithë poetët, mendim e vlerësim si tipikë e artit krijues. Vlaga e saj këtu, në këto letra mendimesh aq të qashtra dhe en block të tharmuara, është më e ngrohtë, më e thellë e më pjellore. Këtë do ta kuptojmë në tre tharmshkrimet e saj: “Shërbëtori dhe i shërbyeri” aq konciz dhe ndoshte i ngjizur deri në pakuptimzbërthyerje për një lexues të zakonshëm, “Vetmia në jetën e një femre” që zbërthen në mënyrën më të plotë të mundshme aktin embrional të reflektimit të një rilindjeje krijuese të njeriut të ngritur në lartësitë e një gjeniu dhe në fund, ajo kupolë ku gjenialiteti merr jetë dhe që në “Arti i frymëzimit” kristalizohet deri në shpërfaqje; procesi i frymëzimit, ai promotorr fermentues i bërjes së botës së pasur e të pastër brenda botës reale e plot difektozitet të pandreqshëm kurrë dhe asnjëherësisht të marrë seriozishsht nga pjesa tjetër jogjenioze. Shpërfaqja më e madhe që ngjizin poezitë e saj, apo prej nga kjo poetikë kaq moderne e me një individualitet të pikasur, rrjedh së pari si një rrymë e papërmbajtshme Golfstrimi, nga vetëdija që ka sputnikuar nënvetëdijes e saj, mbi dualitetin e jetës sonë përditësore shpirtrore të çdo çastshme.
Ajo duket se është plotësisht e vetëdijshme se ne vëmë në funksion vetëm një të dhjetën e kompetencës së trurit tonë dhe nëntë të djetat e tij as që mundemi ti marrim me mend dhe se ato janë të tilla sepse i takojnë opsionisht dhe vërtertësisht instikteve tona, motorrimit të pagabueshëm të trupit tonë biologjik. Ajo në poezitë e saj nuk na flet aspak me çastin intelektual të trurit, edhe kur këtë ajo e realizon me kompetencë të admirueshme për nga hapësira intelektuale. Në fakt, asaj i flet aq ligjëratorisht ajzbergnaja e instiktit shumator që ka në brendësinë e saj biologjike. Ajo zbulon me intuitë filozofimi thelbësinë e dualitetit të vetë jetës, atij dualiteti adekuat që na shoqëron çastësishëm për çdo ditë të jetës sonë. Aty ajo nuk e ka fjalën për simbiozat e tij, por thjeshtë për atë adekuatësi që na shqetëson dhe na rebelon deri në atë shkallë sa ne të bjerrun nga jeta përthithemi në vetveten e vetmisë sonë. Edhe pse është ligj i jetës të shërbyerit apo përfitimshërbimi në aspektin e jtueshmërisë së qenies njerëzore, gjë që nuk shquhet në qeniet dhe speciet e tjera të këtij planeti, prapë përk këtë qenie specifike që quhet njerëzore dhe ka privilegjin të jetë më e larta, fatmirësisht apo fatkeqësisht, në këtë proces kaq specifik që ai ka ndërtuar, prodhon edhe adhurim edhe adhurues dhe për më tepër, ashrtu siç vë në dukje vetë poetja edhe si studiuese e mendimit, qenia njerëzore që shërben , trondit, prek dhe dhe shkakton dhembshuri , por (ajo që vlen të vihet në pah nga autorja dhe që përbën një arritje në mendimin zbulues dhe që i jep shkas asaj të argumentojë nicimin e një tërheqjeje në shpellat vetmijake të tëhuajzimit të njeriut ndaj njeriut është se shërbyesi ndryshe nga i shërbyeri) nuk adhurohet kurrë e kjo për të është pka më kritike dhe nevralgjike për tu tërhequr, jo si pjestar turme, por si shpirt guximi gjenial, që kërkon dhe ka nevoje të jetë në qendër të vemendjes dhe adhurimit, pra të adhurohet. Poetja si pjesë e asaj pjese të zgjedhur që donkishotizmi tipik shqiptar nuk do t’ia dijë se është më e lartë se ajo dhe që e mban padrejtësisht veten më lart, kur nuk është as tek këmbët e sojit të poetes, nuk mundet të ndjehet e mishëruar dhe nga buka që pritet ti ofrojnë vetëm thërrime shepse, pikërisht kështu çdo shpresë është veçse e kotë dhe fyese, pasi s’është tjetër veçse parodi therëse e jetës njerëzore. Pra, për poeten, njeriu lind për të qënë i lumtur, qoftë shërbëtor apo i shërbyer, por vdes në terrin e ëndrrave llamburitëse i zhgënjyer në mes të zhgënjimit edhe pse në thelb nuk ndryshon asgjë: as për atë që shërbehet dhe as për atë që i shërbejnë. Duke kuptuar këtë, soji i lartë i njerëzve si poetja tërhiqen për të qënë të vetmuar nga shoqëria në një proces meditimi intelektuasl apo estetik krijues dhe për tu shndërruar në të adhuruar në të ardhmet e aferta apo të largëta që rrjedhin nga procesi i një fymëzimi krijues pas ose gjatë meditimnajës si proces i angazhuar. Dhe në këtë tërheqje fillon një fenomen tjetër tipik, plotërimi i vetvetes në gjirin e vetmisë tënde të vetëdijshme.
Dhe kështu pohon edhe poetja, “Të jesh vetëm, por të ndihesh e plotë; e plotë me veten, e plortë me faktin që vetmjaftohesh.” Vetmia nuk është diçka e dëshirsynueshme sepse në tërësi ajo është e frikshme edhe për vetë faktin se ajo është e panjohshme për ty por edhe pse ti nuk je i aftë të përkufizosh dhe të lakosh format që merr ajo, pasi ajo është demoni brenda meje, një mënyrë që të harrosh trishtimin, mërinë, tabutë, kompromiset ose konformizmat e përcaktuara nga shoqëria domethënë, pikërisht ato që na influencojnë të reshtim së qëni vetvetja. Por sipas saj dhe krejt logjikisht e pranueshme vetmia na qënka një shoqe e përkushtuar, që stimulon meditimin dinamik, dhe të ndihmon të rritesh e të maturohesh. Ajo është një domosdoshmëri jo e shpeshpohueshme e kjio, vetëm e vetëm sepse është frika që e mbizotëron dëshirën e njerëzve për tu larguar nga kjo botë pa e njohur vetminë dhe duke ndenjur sa më larg prej saj e duke e urryer atë, pa zbuluar kurrë vlerën dhe thelbin e saj të vërtetë e duke mos kuptuar se kjo shmangie prej saj na humbet shanset e shijimit të fryteve të saj si fryte të një “kopshti të ndaluar”, siç e quan poetja mendimtare. Është tejet e vërtetë se atë që hulumton dhe shpërfaqë autorja si mendimtare, ndërthurjen përsosshmërisht së toku të qendrës dhe periferisë, ashtu siç ndodh në besimet e lindjes së largme qysh nga kohët prehistorike, edhe po të mbetesh vetëm, do të ndihesh i lumtur dhe do të dish ta ndërtosh lumturinë. Arritja deri në këto konkluzione nuk është diçka e menjëhershme dhe lehtësore. Aspakësisht. Të ndihesh i/e plotë në vetminë tënde do të thotë të kesh kuptuar se të mungon plotërimi i vetvetes në ambjentin e ngushtë ku jeton dhe në ambjentin e gjerë social. Kjo është edhe mungesa e identitetit tënd.
vijon…..





