Ditën e sotme, aktorja e mirënjohur, Tinka Kurti është dërguar në spital për shkak të një infeksioni pulmonar, ndërkohë që ka qenë në provat për operan “Carmen” ku do të jetë pjesë.
Tinka është në kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve të spitalit Amerikan 3, ndërkohë që këtë mbrëmje është vizituar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“Të shkuara Tinka Kurtit, yllit të skenës shqiptare e të fëmijërisë së të gjithëve ne dhe gruas që gjithnjë frymëzon gratë me fisnikërinë, energjinë e kurajon e saj,”– përfundon ministrja në rrjete sociale.





