Ibrahim Sulej është lojtari më i ri i Tiranës. Mesfushori me tipare sulmuese ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri dhe pasi është akomoduar ka firmosur me bardheblutë.
19-vjeçari është pjesë e kombëtares U-19 të Ganës dhe ditën e sotme do të vihet nën urdhrat e trajnerit Emanuel Egbo. Sulej është një nga 3 afrikanët që Tirana ka arritur marrëveshje në këtë merkato, teksa Derrik Sasraku dhe Gyamfi do të mbërrijnë në Shqipëri në ditët e ardhshme.
Njoftimi i klubit:
Lojtari Ibrahim Sulley ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri. Menjëherë pasi është akomoduar, mesfushori me tipare sulmuesi ka firmosur kontratën në prani të presidentit Refik Halili, duke zyrtarizuar bashkimin e tij me klubin bardheblu. Lojtari është pjesë e përfaqësueses së kombëtares U20 ne Gana dhe vjen si një përforcim i mirë për skuadrën. Sulley do të stërvitet sot me pjesën tjetër të ekipit.





